Albspirit

Media/News/Publishing

Dija më e bukur dhe më e nevojshme për ne!

 

Hana Berisha

Dashuria për të njohur botën dhe ekzistencën tonë më shpuri në rrugën më të bukur, një dije e thjeshtë, e qartë dhe e saktë. Një ballafaqim i thellë për një tërësi më të plotë kuptimi në aspektin individual erdhi në kohën e duhur nga ligjet e sakta universale.

Sapo fillova të njihesha me meditimin, isha duke tentuar të zbuloj aq sa mundesha në lidhje me të dhe zbulova njëmend, zbulova teknikën e Meditimit Transcendental (MT) apo tashmë si e quajnë ‘Dija e lartë’!

Nuk hezitova aspak, fillova të mësoj për të dhe për përvetësimin e saj në një formë tejet të thjeshtë dhe të qartë saqe kuptova se çdo njeri mund ta mësojë dhe përvetësojë.

Meditimi Transcendental më riktheu në një gjendje më të qartë shpirtërore dhe mendore duke poseduar kthjelltësi, qetësi dhe benefite të pafundme nga ajo dhe këto efekte fillova t’i ndjeja që nga dita e parë që nisa me të.

Gjendja të cilën po e posedoja doja ta shpërndaja me njerëzit e tjerë sepse doja që të gjithë të fuqizoheshin me këtë mjet, i cili mund të përdoret në çdo vend dhe kohë.

Ku gjithashtu, i gjithi ky rezultat ishte sepse teknika e Meditimit Transcendental po i lironte streset e mia, strese që i kisha fituar kohëve të fundit apo dhe streset të cilat mund t’i kisha pasur vite më parë, strese të cilat kishin bllokuar po ashtu thellë dhe gjendjen më të zgjuar të qenies sime. Ku gjithashtu këto më ndikuan jo mirë duke më bërë të palumtur, pa energji pozitive, pa kthjelltësi dhe dashuri gjëra të cilat po ashtu po bënin të pamundur finalizimin e ditëve të mia në një formë të përkryer, derisa teknika e MT u dha kuptim të gjithave.

Si praktikuese e rregullt e Meditimit Transcedental jam e lumturuar që e kam gjetur së pari këtë dije dhe së dyti do të gëzohesha shumë që dhe të tjerët ta njihnin këtë dije të thjeshtë dhe të bukur nga e cila do të zgjoheshin mendërisht dhe shpirtërisht. Unë nga kjo teknikë kam kuptuar se çdo njeri është i talentuar dhe madje jo vetëm në një fushë por në të gjitha fushat dhe i gjithi ky përfundim vjen sepse Meditimi Trancedent i nxjerr në pah të gjitha. Është aftësi dhe njëherazi një nevojë e mendjes njerëzore.

MT dhuron benefitet e pafundme të cilat mundësojnë performanca të shkëlqyera në sfera të ndryshme të jetës duke u nisur nga burimi themelor i university (dashuria) e me rradhë tek shëndeti, vullneti, optimizmi, suksesi etj. MT gjithashtu rrit përqendrimin, redukton dhimbjen dhe forcon lidhjet emotive.

Tashmë unë besoj se e kam të qartë se jeta ime lidhet bukur mirë me këtë dije e cila hap pas hapi po shndërrohet në një vetëdije të mrekullueshme për veten time së pari pastaj nuk mund ta mohoj se e gjitha kjo nuk vërehet qartë edhe tek njerëzit që më rrethojnë apo dhe prej atyre që më njoftojnë kalimthi. Ku gjithashtu besoj se dhe të gjithë medituesit e tjerë të kësaj teknike mbajnë të njëjtin qëndrim të të menduarit si unë.

Unë jam e lumtur që vetëdijësimi mbi të medituarit po rritet me kuptimin e plotë se ai është roli themelor dhe i pashmangshëm në nevojë i jetës për ballafaqimin e problemeve që ajo na sjell.

Meditim Transcendent çon në një tejkalim të vetëdijes, deri në ndjenjën e ngritjes. Kjo formë e veçantë e meditimit mund të mësohet vetëm me ndihmën e një mësuesi.

Dhe unë jam e mrekulluar që para këtij komuniteti kemi një njeri të dashur, ekspertin e meditimit Justin Goçi që me plot pasion mëson secilin prej nesh duke kontribuar me gjithë qenien e tij që e gjitha kjo dije të përhapet sa më shumë edhe tek të tjerët.

Prezantimi dhe kursi i Meditimit Transcendent fillon me 9 Nëntor në hotel ‘Sirius’ Prishtinë me ekspertin dhe mësuesin e meditimit Justin Goçi.

Të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin 044-828-907 për t’u informuar më detajisht dhe pastaj ju do të udhëzoheni se si duhet të veproni.

Ju uroj të jeni pjesë e kësaj dije të lartë sepse me praktikimin e saj e kuptojmë qenien tonë dhe atë se kush jemi realisht!

I them këto sepse është e thjeshtë: I mbyll sytë dhe ikin të gjitha!

Fotografia e Meditimi Transcendental Justin Goçi

Please follow and like us: