Albspirit

Media/News/Publishing

Irani fillon prodhimin masiv të aeroplanëve luftarakë

Televizioni kombëtar në Iran ka raportuar se Irani ka filluar me prodhimin masiv të aeroplanëve luftarakë të dizajnuar nga ta.

Irani kishte njoftuar në gusht për ndërtimin e aeroplanit luftarak, përderisa posedon aeroplanë luftarakë të projektuara nga SHBA dhe Rusia.

Ministri i Mbrojtjes, Amir Hatami tha se prodhimi nënvizon kapacitetet e ekspertëve të Iranit përkundër sanksioneve të armiqve.

“Së shpejti, numri i kërkuar i këtyre do të prodhohet dhe do të hyjë në përdorim të forcave ajrore”, tha Hatami në ceremonië e lansimit të prodhimit të aeroplanëve.

Inaugurimi erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për rivendosjen e të gjitha sanksioneve ndaj Iranit duke filluar nga data 5 nëntor, që përfshin transportin, financat dhe sektorin e energjisë.

Please follow and like us: