Kaledonia e Re vendos të qëndrojë me Francën
Ishujt e Paqësorit të Kaledonisë së Re kanë votuar për të mbetur pjesë e Francës, në një referendum për pavarësinë.
Votuesit iu përgjigjën pyetjes: “A doni që Kaledonia e Re të fitojë sovranitetin e plotë dhe të bëhet e pavarur?”
Gati 57 për qind e 174,000 votuesve të ishujve vendosën të mbeten pjesë e Francës, e cila mori kontrollin e arqipelagun në mesin e shekullit të 19-të.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se votimi ishte “një shenjë e besimit në republikën franceze, në të ardhmen dhe vlerat e saj”.
Ekonomia e Kaledonisë së Re mbështetet nga rreth 1.5 miliardë dollarë në subvencione franceze çdo vit dhe shumë prej votuesve ishin të shqetësuar se ekonomia do të falimentonte pa ndihmën e Francës.
Ndërsa territori tashmë gëzon një shkallë të lartë autonomie, ai mbështet shumë tek Franca për disa çështje, përfshirë mbrojtjen dhe arsimin.
Referendumi është pjesë e një procesi që filloi në vitin 1988 për t’i dhënë fund viteve të dhunës mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të pavarësisë nga Franca. Një dekadë më vonë, u arrit një marrëveshje për të patur një votimin për pavarësi në vitin 2018. Marrëveshja lejon dy referendume të tjera për pavarësinë që do të mbahen deri në vitin 2022.
Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi Kaledoninë e Re në maj dhe foli për “dhimbjet e kolonizimit”.