Albspirit

Media/News/Publishing

Të rejat e horoskopit, 5 nëntor 2018

Dashi

Dashuria: Venusi garanton më shumë qetësi në marrëdhënien e çifteve dhe sjell pasion në marrëdhëniet që kanë njëfarë krize. Për ata që duan të kapërcejnë cdo keqkuptim, kjo është koha e duhur. Beqarët do të kenë rezultate të shkëlqyera nga një takim mbresëlënës, themelore do të jetë tërheqja fizike.

Puna: Jini të kujdesshëm që të mos merrni hapa të rrezikshëm, por përdorni dinakëri dhe shfrytëzoni mendjen tuaj të biznesit.

Demi

Dashuria: Një moment delikat për çiftet që janë sëbashku prej një kohe të gjatë, disa mund të arrijnë në fund të udhëtimit. Rutina mund të luajë kundër jush, nëse doni të vazhdoni, atëherë lëvizni për të ndërmarrë hapa të tjerë. Nëse jeni vetëm lëreni vetën më të lirë për të përjetuar emocione dhe të jetosh ditën ashtu siç vjen.

Puna: Tensioni dhe nervoziteti mund të pengojnë projektet tuaja. Mërkuri në opozitë pengon komunikimin, por ju nuk do të dorëzoheni.

Binjakët

Dashuria: Do të jeni të prirur për të dëgjuar zemrën më shumë se kokën, edhe nëse kjo mund të çojë në vuajtje. Por pa dashuri nuk dini se si të jetoni, kështu që do të jetë me vlerë të rrezikoni! Takime dhe periudhë e kënaqshme për beqarët, do të keni njohje të reja dhe interesante.

Puna: Planetet janë në tranzit të favorshëm dhe përgatisin lajme pozitive për karrierën. Së shpejti do të merrni lëvdata dhe promovime.

Gaforrja

Dashuria: Marrëdhënia me të dashurin/ën mund të kalojë përmes keqkuptimeve të vogla, por yjet në favorin tuaj premtojnë një ditë të qetë. Moment i madh për zemrat e vetmuara, përqendrohu në të tashmen nëse dëshiron të interpretosh ndjenjat e një personi.

Puna: Energjia dhe gatishmëria juaj do të jenë të mjaftueshme për të vazhduar ambicjen tuaj. Mos harroni propozimet më të mira.

Luani

Dashuria: Do të gjeni gjuhën e përbashkët dhe kjo do t’ju lejojë të komunikoni pa probleme me partnerin/en tuaj. Ju do të merrni hapa të mëdhenj në marrëdhënien tuaj. Beqarët mund të kenë takime shumë me fat dhe ndoshta e pranojnë se mund të bien në dashuri.

Puna: Në punë do të ketë sfida për t’u përballur që do të kërkojë shumë qetësi. Për disa, kjo do të kërkojë shumë durim dhe përqendrim.

Virgjëresha

Dashuria: Ata që kanë përjetuar momente krize me të dashurit e tyre, do të jenë të kujdesshëm që të mos provokojnë të reja. Më mirë bëni një analizë introspektive për të parë në fund të zemrës. Beqarët që duan të gjejnë dashurinë mund të mbështeten në një Mars që fut sinjale provokative.

Puna: Ju do të plotësoni disa gjëra që mbeten të papërfunduara. Gjithashtu do të keni mundësi të reja për t’u rritur.

Peshorja

Dashuria: Dita e lumtur për çiftet që ndajnë të njëjtat interesa. Pasionet e ndërsjella janë një përbërës fitues për dashurinë, ata bashkohen dhe krijojnë bashkëpjesëmarrje. Beqarët do të duhet të mbajnë sytë e tyre të hapur dhe të qëndrojnë larg nga një ish!

Puna: Aleancat me partnerë fantastikë, të cilët kanë investuar në projektet fituese do të jenë në gjendje të shikojnë rezultatet e para.

Akrepi

Dashuria: Horoskopi njofton mbylljen për disa çifte që kanë kuptuar se nuk mund ta vazhdojnë udhëtimin e tyre së bashku. Në vend të kësaj, ka mundësi të mëdha për çiftet e reja. Beqarët sot do të përjetojnë aventura unike dhe të veçanta.

Puna: Ju do të mbani me sukses një partneritet me një bashkëpunëtor, megjithatë, duke sqaruar që nga fillimi se nuk doni të pushtoni këtë fushë.

Shigjetari

Dashuria: Është dita e duhur për të formalizuar një marrëdhënie në të cilën keni investuar shumë. Shumë prej jush do të jenë gjithashtu gati për të marrë hapin e madh. Flirtim spontan për beqarët, por kini kujdes, mund të dilni me ndonjë lidhje të papritur.

Puna: Mendoni për atë që kërkoni me të vërtetë para se ta hidhni veten në një projekt të ri. Kini parasysh bashkëpunimet e reja.

Bricjapi

Dashuria: Sot lidhja me gjysmën e ëmbël do të arrijë majat shumë të larta. Çdo vështirësi do të tejkalohet dhe çdo keqkuptim do të lihet mënjanë! Kupidi godet beqarët, të inkurajuar nga planetët miqësorë që ju bëjnë kurioz para njohjeve të reja.

Puna: Ju po kaloni një periudhë të qetë për biznes. Do të ketë ngjarje dhe surpriza që do të sjellin lajme në fushën financiare.

Ujori

Dashuria : Sot nuk ka vend për keqardhje apo kujtime të dhimbshme, ka kushte për të gëzuar të tashmen tuaj. Me strategjitë tuaja ju ende do të magjepsni gjysmën tuaj të ëmbël. Beqarët do të duhet të synojnë për arritjet më të qëndrueshme në qoftë se duan të gjejnë personin e duhur.

Puna: Kush po synon një rol të ri në vendin e punës sot do të ketë mundësinë  të kërkojë dhe do të jeni të kënaqur.

Peshqit

Dashuria: Venusi dashamirës mbron çiftet, edhe pse nuk do të mungojnë grindjet dhe mosmarrëveshjet e nxitura nga xhelozia për gjëra të parëndësishme. Arritje të bukura për beqarët, do të jenë të hapur dhe do të bëjnë shumë njohje të reja.

Puna: Kënaqësi dhe lajme të mira sot do të sjellin një buzëqeshje. Çdo gjë që keni investuar do të sjellë fitime të reja.

Please follow and like us: