Leonardo Voci: Ekspozita është e bazuar tek arti modern shqiptar
INTERVISTA/ Flet piktori ekstravagant Leonardo Voci: Ekspozita është e bazuar tek arti modern shqiptar
Albert Z. ZHOLI
-Para publikut në Muzeun Historik Kombëtar sollët Ekspozitën Retrospektive “25 Vjet Artist Profesionist” pse ky titullim dhe sa piktura po paraqisni sot?
-Kjo ekspozitë titullohet “Artet moderne, 25 vjet-Artist Profesionist” pasi unë tashmë po mbush plot 25 vjet si profesionist në pikturë por dhe mbush plot 50-vjet. Jam në moshën më të mirë të pjekurisë si piktor dhe mendoj se në këtë muaj ishin këto dy ngjarje për mua që të hapja këtë ekspozitë. Për mua do mbetet një ndër ekspozitat më të veçanta nga dhjetëra ekspozita që kam hapur jashtë dhe brenda vendit edhe për vetë faktin se salla e Muzeut ka hapësira të mëdha për të pasqyruar sa më mirë punën time shumëvjeçare por me piktura të dimensioneve nga më të ndryshmet.
-Sa piktura ke në këtë ekspozitë dhe cili është synimi me këtë ekspozitë?
Së pari dua të theksoj se kjo ekspozitë është ideuar dhe inicuar nën drejtimin e kuratores së mirënjohur Florjana Odise Paskali e cila duke pasur se është një retrospektivë ajo ka sjellë para publikut jo vetëm pikturat më të mira në vite, por njëkohësisht janë pasqyruar dhe tre koleksionet e mia më të mira ku veçoj Muzeun “Mezuraj” më i madhi muze privat në Shqipëri. Ekspozita është e bazuar tek arti modern shqiptar, ku unë e fus veten në radhën e parë të avangardave të këtij arti dhe sot me shumë kënaqësi mund të them se në këtë lloj arti kam vendosur një themel të madh solid, të artit modern, pas atij arti të detyrueshëm të realizmit socialist. Aktualisht pas atij arti të mbyllur socialist, sot në Artin modern shqiptar kemi shumë piktorë me emër që po bëjnë emër kudo në botë, po i japin emër Shqipërisë me artin e tyre dhe janë të vendosur qartazi në artin e ri modern. Pra ky lloj arti po krijon një histori tjetër, një faqe tjetër të artit modern shqiptar, të panjohur në diktaturë megjithëse bota kishte kohë qe e njihte këtë art. Në këtë ekspozitë janë mbi 400 piktura të formateve të ndryshme, ku një pjesë janë në tavolinë.
-Mendoni se sot piktura moderne, abstraksioniste kuptohet nga shoqëria shqiptare? A është bërë sot kulturë mbajtja e një pikture të tillë në shtëpi kryesisht nga shoqëria elitare shqiptare?
Mendoj se jo pasi ka dy probleme madhore. Së pari kjo vjen nga shkolla. Aktualisht në shkollat shqiptare që në 9-vjeçare dhe më tej fëmijët nuk edukohen me artin modern apo të themi se nuk njihet fare. Kjo është një e metë e madhe. Ana tjetër njohja me artin modern mund të bëhet nëpërmjet udhëtimeve apo studimeve jashtë në vendet kryesisht Europiane por dhe në Japoni dhe Amerikë ku njihet shumë ky lloj arti, por shumë pak shqiptarë e gëzojnë këtë luks udhëtimi dhe të njihen më këtë art kaq të bukur. Pra njohja me këtë art nuk është i madh dhe them se është i rrudhur njohja dhe përqafimi masiv i këtij lloj arti.
-Po pikturat tuaja a janë në shtëpitë e njerëzve të artit në Shqipëri?
Po, mund të them se rreth 1 mijë piktura të mia janë në shtëpitë e shumë njerëzve të artit, kompozitorëve, aktorëve, regjisorëve, shkrimtarëve, gazetarëve, historianëve që e kujtojnë këtë lloj arti. Disa i kanë blerë dhe disa i kam falur unë. Ndihem i vlerësuar që një galeri e tillë ndodhet në shumë shtëpi shqiptare pa diskutuar për jashtë shtetit. Por mund të them se arti im modern është në pjesën dërrmuese të galerive private shqiptare. Mund të them dhe veçoj se ka shumë shqiptarë intelektual me buxhet të kufizuar të cilët nuk kanë pasur mundësinë të bëjnë një blerje reale të pikturave të mia dhe unë jam detyruar që ti jap me një çmim simbolik së pari për të vlerësuar këta njerëz që e kanë dëshirë dhe e njohin këtë pikturë së dyti jam ndjerë i vlerësuar që kjo kategori synon të bukurën të përparuarën paçka se është jashtë çmimit të tregut. Pra arti modern në Shqipëri po përparon, po fiton terren, po kuptohet dhe po bëhet pjesë e arredimit të shtëpive.
=II=
Leonardo Voci dhe paleta e tij në Muzeun Historik Kombëtar me Ekspozitën Retrospektive “25 Vjet Artist Profesionist”
Floriana Odhise Paskali
Arts Administration
New York University, NY, USA.
Leonardo Voci, i njohur tashmë si piktor ekstravagant, me stilin e tij komplet abstrakt, modern, me profilin e tij, është një artist tipik galerie, i përmasave ndërkombëtare. I guximshëm në përzierjen e kombinimin e ngjyrave, artisti Voci shquhet për thyerje të rregullave akademike, ai është një piktor i shijes së hollë, dhe mjeshtër i zbërthimit psikologjik të portretit të njeriut.
Me morinë e pikturave të tij, ai ka krijuar tashmë stilin dhe individualitetin e tij artistik, që e bën atë të dallueshëm nga të tjerët, duke krijuar impresione të fuqishme dhe admirim tek artdashësit e shumtë shqiptarë e të huaj që vizitojnë artin e tij.
Me një karrierë artistike 25 vjecare, që e ka fillesën në Augsburg të Gjermanisë, Leonardo Voci, me origjinë nga Bajza e Malësisë së Madhe, sjell si përherë dhe në këtë ekspozitën retrospektive, stile bashkëkohore, të vendlindjes së vet, me një përzierje ngjyrash, formash të çuditshme, me sfonde herë të qeta, e herë të trazuara, e shpesh irreale, që burojnë prej shpirtit të tij të vrullshëm, dhe kombinimit të shkollave autodidakte, që ka mbaruar, pranë mjeshtrave të ndryshëm ne Itali si Lin Delia, e Augsburg të Gjermanisë pranë mjeshtrit Gjelosh Gjokaj.
Leonardo Voci është tashmë një markë e njohur, një artist i plotësuar, dhe me një individualitet artistik të jashtëzakonshëm. Ai është një mjeshtër i paletës së ngjyrave, që zbret nga tonet, në gjysmë tone, e deri në 1/8 e toneve. Është i ndryshëm nga të tjerët, ka mbi 4000 punime, dhe asnjëherë nuk është i njëjtë, gjithmonë i ndryshëm, i furishëm, dhe të çon në një botë tjetër, krejt tjetër, të çuditshme e abstrakte.
Voci, është një artist i mirëfilltë profesionist, harmonik dhe i ekuilibruar në artin e tij, ai eksploron pafundësisht kolorin, e përzien e përpunon dhe në fund piktura e tij të rrëmben me emocionin e tij të fortë, sepse ai përzien në paletën e tij ngjyra të rrezikshme koloristike. Artisti Leonardo Voci, është ekstrem emocional, arti i tij modern-abstrakt, është një art që shpërfill rregulla e ligje akademike të vendosura. Ai është tashmë prezent prej 15 vjetësh ne artin shqiptar si një fenomen artistik me vulën e tij princërore në kolor.
Shpesh, portretet e këtij artisti, këmbëngulin në histori, duke na dhënë fytyrat engjëllore, të pafajshme, fëminore dhe rinore, të trajtuar mjeshtërisht sepse ai ruan gjithnjë koloritin e ngjyrave.
Si piktor i shijes së hollë, i inteligjencës së lartë, Leonardo Voci, është mjeshtër i zbërthimit psikologjik të portretit të njeriut. Ai, si një regjisor i zoti, e ka të qartë misionin e tij në fushën e arteve pamore, moderniste, abstraktsion ala Leonardo Voci.
Padyshim, piktura e tij, kompozimi i tij, ngjyra e tij është e dallueshme qartazi, është origjinale, ai dhe vetëm ai, Leonardo është autentik dhe i pakopjueshem, duke eksploruar në ngjyra dhe në formate, duke kaluar lehtësisht nga formati i madh në format të vogël, dukuri kjo e rrallë në artin e kësaj gjinie. Në këtë ekspozitë të tij retrospektive, artisti Leonardo Voci, paraqit para publikut dhe disa vepra nga 3 Koleksione të miqve të tij, Koleksion veprash ARTE MODERNE nga Leonardo Voci -, si dhe disa vepra nga Koleksioni i Muzeut Mezuraj, Muze që posedon nga Leonardo Voci, koleksionin më të madh të një artisti shqiptar deri më sot.
Në përfundim, mund të themi pa hezitim se natyrshmëria estetike, forca krijuese artistike, fantazia kontrolluese e harmonisë së ngjyrave, e bën Leonardo Vocin, artistin dhe piktorin shqiptar, i vetmi i vetëquajtur Extravagant, një potencial e dhuratë e kohës, për pikturën shqiptare të shekullit 21. Me ekspozitat e tij të shumta, brenda dhe jashtë vendit, artisti Leonardo Voci, ka ngritur dhe ngre imazhin e Shqipërisë e të Artit Shqiptar bashkëkohor në botë. Shqipëria, nuk e ka luksin të largojë të tilla kapacitete të padiskutueshme artistike, të cilët cajnë vetë, pa asnjë ndihmë shtetërore, e janë bërë tashmë Ambasadorë të Artit Shqiptar në botë.
Kush është LEONARDO VOCI?
Ka lindur në Bajzë të Shkodrës më 22.12.1968.
Artist Profesionist, Drejtor i Sindikatës së Pavaruar të Piktorëve dhe Skulptorëve të Shqipërisë 2004 -2008
Mbaron studimet e larte në vitin 1991.
Kryen praktikën në studion e Mjeshtrit Piktor dhe Restaurator Lin Delia në Antrodocco, Rieti në Itali më 1992 e më pas në Studion e mjeshtrit Gjelosh Gjokaj në Augsburg të Gjermanisë më 1993.
Certifikohet nga Akademia Private e Artit pranë prof. Andre Potapov dhe prof. Vladimir Sofranov me dhjetor 1996 – qershor 1997.
Në dhjetor të 1994 hap Atelienë e tij LEONARDO në Augsburg , më pas në vitin 1999 në Heilbronn të Gjermanisë.
Në vitin 1996 fiton titullin “German Artist” dhe kritika gjermane e quan “Piktor Ekstravagant” dhe “ Princ i ngjyrave”.
Në vitin 2003 kthehet në Tiranë me një seri ekspozitash kombetare dhe ndërkombëtare.
Korrik 2008-korrik 2010, jeton e krijon në Athinë, Greqi.
Shtator 2010 -2013 Kthehet në Tiranë e hap Galerine e tij ARTE MODERNE në Hotel Sheraton Tirana.
Gusht 2013- Maj 2014 – Art menazher e Kurator në Qendren Ndërkombetare të Kulturës ” Arbnori”, Tiranë.
Maj 2014 – Specialist Art menazher në Qendren e Realizimit të Veprave të Artit.
Prill 2014 – Hap Ateliene e tij “ARTE MODERNE”.
Në fushën e botimeve:
Ne fushen e botimit me bashkeshorten e tij Floriana Odhise Paskali, boton kolanen e plote te Skulptorit te madh Odhise Paskali:
1.Librin në tre volume “Për Paskalin, nga Paskali”, Shtepia Botuese, Ilar, 2005.
- Shpirti im i riperterire. Esse, Shtepia Botuese “Argeta” 2009.
- Best of Paskali, Katalog. Skulpture. Shtepia Botuese Toena, 2010.
- Boton Librin me studime ne skulpture: Odhise Paskali, Themeluesi i Skulpturës Shqiptare, Shtëpia botuese Kristal, 2012.
Ekspozita personale ne “Open Air “
Festivali i Multikulturor, Anavisu, Athine, Greqi. Qershor 2009.
Festivali i 11 Multikulturor, Club-UNESCO, Pire, Greqi. Tetor 2009.
Festivali i 12 Multikulturor, Club-UNESCO, Pire, Greqi. Qershor 2010.
Athens Center, Pagrati- Metz, Athine, Greqi. Qershor 2010.
Muzeu Mesjetar , Berat. Ekspozita “E kuqja e Onufrit”, Shtator 2012.
Kinemaja verore ne Sarande, Tetor 2012.
“Ditet e Kultures Shqiptare” Festningen – Kristiansand,Norvegji. Nendor 2013.
Ekspozita Personale
Art galeri, “Art Lando”, Orlando, Florida, USA.1996.
Art Kafe, “Sommacal” Augsburg, Gjermani 1994.
“ Kulturhaus Kresslesmuhle, Augsburg, Gjermani.1997.
Intercity Hotel, Augsburg, Gjermani.1998.
Galeri Hartman, Heilbroon, Gjermani.1999
Galeria “ Klaus Schmitt”, Schëabisch Hall,Gjermani.2002.
LSHA,MTKRS, Tirane.2003
Galeria e Akademise se Arteve, Tirane.2003.
Hotel Butrinti, Sarande.2003.
Galeria Kombetare e Arteve, Tirane.2004
Muzeu Historik Kombetar, Tirane.2004 dhe 2012.
Galeria Jozef, Durres.2005
Teatri “ Migjeni”, Shkoder.2005.
Intesa San Paolo Bank,Tiranë. 2005 dhe 2013.
Ëilliam Paterson University, Neë Jersey, USA. 2005, 2006 dhe Nendor 2012.
Salla e aktiviteteve. Ministria e Kultures Pragë, Çeki. Shkurt 2006.