Cikël poetik nga Mimoza Pulaj
Gjëmbat
Pa simetri sytë e tyre:
perla që më verbojnë.
Ngrihet një melodi nga fundi
i detit.
Shkëlqimi i tyre vdes.
Gjerdan gjëmbash në fyt. Më shpon.
Ndërmjet të qeshurave
gënjeshtare
të hënës
të tjerë margaritarë shkëlqejnë.
Ëndrrave të mia
E kafshuar
në çdo semafor.
Me furi. Nga terri.
Jupiterit, lutjuni apo Saturnit
nga hënat e shumta që kanë
t’më dhurojnë një rreze.
Për shpresë.
Për të mos parë
dhembjet e tokës
kur dita -tokësore, dritë të mos jetë.
Mos më lini vetëm!
Mbi ballin tim buzët tuaja,
si nëna ime dikur.
Dhe është momenti: qendër cikloni.
Deri ne zeron absolute!
Me ju. Në sy.
Lind në çdo moment
Një pikë mbi harkun e një ylberi.
Firmosur jo nga unë. Nga rrezja
dhe ujë qielli.
Se e dehur
në këtë rrotullim të ndritshëm
LIND NË ÇDO MOMENT.
I gjithë imi:
për të qeshur,
për të parë,
për të vuajtur.
Një puthje në mjegull: i fundit.
Në të, me të për të ikur.
Mendimet e marra të shpirtit
E dashurisë, do të doja të jetoja
por, detyruar në trupin tim jam,
atëherë mendimet e marra të shpirtit
krahëve të fluturave ua besoj,
që të lirë, të mund të vallëzojnë e ëndërrojnë
në tingullin e fjalëve:
përgjithnjë e bukur do të jesh!
Dhe që në flakën e perëndimit
në një veshje magjepse mbështjellë,
drejt teje të mund të vij
nga 1000 parfume dehur.
E në dritën
e vrimave të zeza të Universit
të mbytem.
M. Pulaj, (Isuoni dell’anima), 2015.
Princi im
Ndërmjet kasolleve
të netëve të mia
pa gjumë
me tingull fjalësh
të pathëna
në hapin e erës tretur,
më thërriste.
Duke pëshpëritur.
E në bregun
e një harku magjik
ndriçuar nga një mantel zjarri
më çonte të përgjumur.
Me një shigjetë në dorë
u zgjova
e nëpër brymë eca
në kërkim
të zemrës sime të rrëmbyer.
M. Pulaj, Enciclopedia di Poesia Contemporanea, F. MARIO LUZI, 2016.
Ëndrrat e parfumuara
Ëndrrat e tua
erëmira
të shfaqura
në të gjitha
puthjet tona të gjata
të pasionuara
prekja.
Si preket
një trup
i ledhatuar
nga një pafundësi shikimesh
për të rilindur e rijetuar
kohësh të reja,
ditëve dhe netëve të lumtura
që të bëjnë të vdesësh.
Honit. Verbuar.
M. Pulaj, (I Suoni dell’anima), 2015.
Momenti i çmuar i karameles
Një dallëndyshe e lumtur
drejt lindjes së diellit:
në një përqafim të thellë
shikimi im 1000 kujtime erëmirë, mbështjell.
Dashuri fëminore
e vilave te rrushit,
zambakësh, trëndafilash,
kumbullës së vjetër.
Kopshti im i ëmbël
jam pema jote e Mimozës!
Eshte ora: mamaja afron
biskota e karamele.
Ndalem,
për të qënë
e gjitha një me të
me zemrën që në grykë më hidhet
dhe sy prej fëmije.
M. Pulaj, (Enciclopedia di Poesia Contemporanea), 2016, Mario Luzi.
“Mikes” larg
E gdhëndur: e shtirët, e kaltër
buzëqeshja e saj. Mbi dëshpërimin e valës:
Zot, nuk mundem ta fshij!
Si mund të thajë uji
dy sy të lagur?
Qeshin. Tallen pa mëshirë.
Me një diagonale hije
do t’ja ul shkëlqimin.
Me harresë. Harresë e florinjtë!
Si një ëndërr që nuk më takon.
Duke e mbajtur në gji.
Në bregun kozmik
Ëndrra fytyrash prej guri.
Nga dallgë të shtyra
fjalët: faji yt, faji im.
Mbi rërë.
Për t’i lagur era dhe shiu.
Brënda ëndrrave, mbetur qielli: një arie.
Çdo kufi humbet.
Për faj të kësaj çudie
që nuk ngopet
as me inat e as me këngë
mbi yllësinë e Gafores ngjitem.
Dhe bëhemi duet.