Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-presidenti Moisiu: S’ka pengesë për të mos dekretuar Lleshin

Mosdekretimi si ministër i Brendshëm i Sandër Lleshit, nga ana e Presidentit Meta, ka krijuar një precedent në Shqipëri. Përmes një lidhje me studion e “Open”, ish-Presidenti Alfred Moisiu ka dhënë qëndrimin e tij për rastin.

Personalisht për të, s’ka asnjë pengesë për të mos dekretuar Sandër Lleshin, por gjithsesi ai shton se Presidenti Meta mund të ketë një arsye të fortë për vendimin e marrë.

Më tej ai ka dhënë dy raste kur ka qenë shumë pranë refuzimit të emrave të sjellë nga kryeministrat Nano e Berisha, por është sqaruar me ta dhe më tej ka vijuar me dekretimin e ministrave.

“Konkretisht kam pasur dy raste, edhe me Nanon, edhe me Berishën. Me Nanon pata vërejtje për 2 nga ministrat. Por u sqaruam.

Me kryeministrin Berisha, pata vërejtje për një ministër, ai e argumentoi pse duhet ta kishte atë në qeveri. Unë i thashë që përgjegjësia politike ishte e tij. Biseduam dhe i konsumuam gjerat që mos mbetej asgjë në errësirë. Për mua s’ka asnjë pengesë për të dekretuar Sandër Lleshin. Unë kam qenë në dy raste gati për të refuzuar, por pasi jemi sqaruar me kryeministrat i kam dekretuar”, u shpreh Moisiu.

Please follow and like us: