Luigi Soreca: Në Shqipëri duhet të vendosim një mentalitet demokratik
Gjatë një fjalimi të mbajtur me përfaqësues të Shqipërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare, në lidhej me rekomandimet e Komisionit Evropian, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka vënë edhe një herë në dukje prioritet që duhet të plotësojë Shqipëria, në mënyrë që të afrohet me Bashkimin Evropian, qershorin e ardhshëm.
Fjala e plotë
Përfaqësues të shoqërisë civile, nga organizatat ndërkombëtare. Jemi shumë të kënaqur që jemi këtu për të filluar konsultimin publik, për përshkrimin dhe adoptimin e raportit vjetor të Bashkimit Evropian për Shqipërinë. Ashtu siç ju e dini, Komisioni Evropian ka përcaktuar qartë dokumentin strategjik për zgjerimin, duke u bazuar në progresin e secilit vend dhe ka vendosur rekomandime dhe detyrime për secilin vend kandidat. Ky raport nga ana e Komisionit dhe Këshillit të BE, do të publikohet në pranverë të vitit 2019, do të jetë shumë i rëndësishëm. Më herët këtë vit, Këshilli i BE-së, në mënyrë që të vendosë për të hapur negociatat me Shqipërinë, në Qershor 2019. Këshilli do të vendosë për evoluimin e progresit të bërë nga Shqipëria, bazuar në raportin vjetor të Komisionit Evropian. Prioritet për të cilat Komisioni Evropian do të raportojë janë të qarta dhe ato janë 5 prioritete. E para ka të bëjë me një rekord solid dhe aktiv për investigimin, hetimin, dhe në fund dënimin, dhe luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, duke përfshirë përpjekjet për të reduktuar kultivimin e kanabisit. E dyta ka të bëjë, me konsolidimin e progresit të bërë në reformën gjyqësore, duke rivlerësuar figurat e drejtësisë, dhe specializimin e trupës gjyqësore, e quajt SPAK. E treta ka të bëjë me reduktimin e kërkesave për azil, nga qytetarët shqiptare. Pra duhet një ulje e numrit të tyre. E katërta, një trajtim i barabartë i minoriteteve dhe një të drejtë për akses për personat të cilët i përkasin atyre grupeve. E pesta, ka të bëjë me rekomandimet e OSBE mbi çështjen e zgjedhjeve. Bashkimi Evropian dhe në veçanti Delegacioni Evropian, po monitorin, progresin e bërë nga të gjitha këto prioritete të bëra. Me lejoni që të them disa fjalë në lidhje me prioritetin e parë. Gjatë këtyre muajve të fundit, policia shqiptare, ka ndërmarrë disa operacione të rëndësishme, kundër krimit të organizuar dhe trafikut të kanabisit. Bashkimi Evropian e mirëpret këtë operacion. Kemi disa aksione aktive. Rezultate të prekshme nga pala shqiptare. Aksione të cilat janë të mirëpritura nga ana e Bashkimit Evropian. Këto veprim duhet të vazhdojnë ritmin e ndjekur deri tani. Dhe vetëm plotësimi me sukses i këtyre kritereve, të aftë për të luftuar krimin, janë esenciale për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Sot ne ndodhemi përpara një dokumenti që mund të jetë e ardhmja e një vendi. Komisioni Evropian do të mbledhë informacione, nga shtetet anëtare, nga organizatat e shoqërisë civile, nga organizatat ndërkombëtare, nga bizneset, agjencitë evropiane, për ecurinë e Shqipërisë. Në Shqipëri duhet të vendosim një mentalitet demokratik.