Albspirit

Media/News/Publishing

Peng Liyuan takohet me Bill Gates

Bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping dhe ambasadorja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Tuberkulozin dhe Sidën, Peng Liyuan, u takua të hënën në Shangai me Bill Gates, themeluesin e kompanisë “Microsoft” dhe Fondacionit “Bill & Melinda Gates”.

Znj. Peng u shpreh se aktualisht, pala kineze po punon për ndërtimin e Kinës së shëndetshme, lehtësimin e varfërisë në mënyrën e duhur, parandalimin e varfërisë dhe eleminimin e varfërisë për shkak të sëmundjeve. Kina po marr pjesë aktivisht në çështjet e shëndetit dhe administrimit shëndetësor global.

“Përkrahim bashkëpunimin e vazhdueshëm mes fondacionit të Gates-it dhe Kinës, për përmirësimin e aftësive të specialistëve kinezë në fushën e e shëndetit dhe ekipeve të shëndetit profesional global”.

Bill Gates shprehu urimet e tij me rastin e hapjes së suksesshme të Ekspozitës së Parë Ndërkombëtare të Importit të Kinës.

Ai tha se fjalimi i presidentit Xi Jinping në ceremoninë e hapjes ishte shumë inkurajues. Në mjedisin e sotëm të ndërlikuar ndërkombëtar, Kina duhet përshëndetur për ndjekjen e parimit të hapjes, tolerancës dhe përfitimit të përbashkët, për forcimin e bashkëpunimit me vendet e tjera.

“E vlerësoj lart suksesin e madh të Kinës në fushën e lehtësimit të varfërisë dhe kontributin e shkëlqyer që ka dhënë në çështjet shëndetësore globale”.

Filantropisti miliarder amerikan tha se fondacioni i tij është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin me Kinën në këto fusha.(Xu Guang)

Please follow and like us: