Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria vendos taksë për produktet nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Masa mbrojtëse nënkupton taksën prej 10 për qind të të gjitha produkteve që importohen në Kosovë dhe kanë për vend të origjinës Republikën e Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën”, thuhet në një komunikatë për media nga Qeveria e Kosovës.

Përjashtim nga kjo masë do të bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.

Ndryshe importuesi më i madh në Kosovë, i gati të gjitha produkteve mbetet Serbia, ku sipas të dhënave zyrtare janë rreth 400 milionë euro në vit që importohen produkte nga ky shtet.

Ndërkaq, importi i produkteve të Bosnjës në tregun e Kosovës, në vitin e kaluar ka qenë 81.5 milionë euro./rel/

Please follow and like us: