Albspirit

Media/News/Publishing

Atentat në Durrës, një i vrarë dhe një i plagosur

Një ngjarje kriminale ka ndodhur pak pas mesnate në Durrës, ku ka mbeti i vrarë Edison Harizaj dhe mbeti i plagosur rëndë një person tjetër. Edison Harizaj, 39 vjeç, po udhëtonte nga Tirana drejt Vlorës, kur i eshtë bërë pritë nga dy persona. Ndaj makinës “AUDI” ku udhëtonte Harizaj bashkë me mikun e tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe autorët pas atentatit kanë shkuar në zonën e Shën Vlashit të Durrësit dhe kanë djegur makinën. Po ashtu në këtë ngjarje ka mbetur viktimë dhe shoku i ngushtë i tij Genci Caci, 33 vjeç, i cili u transportua  drejt spitalit dhe ende nuk dihet gjendja e tij. Harizi është me orgjinë nga Vlora dhe mësohet se ka qenë objektivi i këtij atentati.  Burimet thonë se Harizaj nuk është një emër i panjohur për forcat e policisë pasi dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë. Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend.

Informacioni i policisë:

Më datë 06.11.2018, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip “Audi” është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us: