Mimoza Bici: Befasitë e librit “Hyjnesha e pyllit”
Më ka dhënë kënaqësi leximi ky libër i autorit Ndue DEDAJ – “ Hyjnesha e pyllit” – Tregime për fëmijë.
Në Shqipëri ka autorë që shkruajnë letërsi të bukur për fëmijë, porse bota dixhitale i len pak nën hije. Evolucioni i zhvillimit teknologjik sado i përmasave të mëdha, nuk zbeh vlerat e artit të fjalës së shkruar dhe ky libër është një dëshmi, ku gjuha e pasur shqipe, gjurmët e traditave simbolizuar në tregime – përralle, fati i jetesës së fëmijëve në një krahinë ku len dëshmi për brezat… Pa këto kuriozitete që lindin edhe legjendat e së kaluarës, imagjinata e fëmijëve të sotëm për ta parë botën më bukur, tkurren duke u shndrruar në pasiv ndaj gjurmëve të tyre për të trashëguar kulturë kombëtare. Ky libër të rrëmben me këtë titull të goditur për t’u pasuruar më pas nga fleta në fletë: “Hyjnesha e pyllit” – Ndue Dedaj, 2004.