Albspirit

Media/News/Publishing

Më shumë pornografi se etikë në televizionet shqiptare!

Endrit Hoxhaj

Televizonet shqiptare, aktualisht na servirin hiret që ekspozojnë moderatoret apo të ftuarat në studiot e tyre. Emisonet nuk ndiqen për përmbajtjen e programit, por për personazhet që ekspozojnë hiret e tyre më tepër seç duhet dhe seç lejon etika televizive. Shumica e të ftuarave apo moderatoreve televizive në Shqipëri komentohen për pamjen dhe format trupore, jo për profesionalizmin! Është fatkeqësi, që shumë vajza të bukura përdorin imazhin për të arritur aty ku duan! Dhe ka shumë arsye që të çojnë të mendosh se ç’ndodh përtej ekranit…!
Zhveshja e tepërt është e dëmshme, sepse në një farë mënyre u imponohet ky lloj stili ndjekësve të emisoneve!
Stop zhveshjes për të rënë në sy të shefit apo për të shtuar miliona ndjekës në rrjetet sociale! Në Tropojë është një shprehje “U kanë rënë mendtë te byt***”. Rikujtoj se vendi i punës duhet mbajtur me mendtë e kokës!
Minimumi që mund të bëjnë televizionet, është vendosja e shenjës -18, sepse po demtohet rinia shqiptare, pasi shikueshmeria është kthyer në një luftë ku etika televizive nuk ekziston! Sot, një pjesë klipesh televizive janë shndëruar në një ankes diskutimi prindëror, aneks për përmbajtjen pornografike të tyre. Nuk duhet të harrojmë se ne shqiptarët jemi rracë e bukur. Nuk kemi nevojë për pornografi që rrit audiencën, por për vlera edukative.
Le t’i bojkotojmë këto personazhe dhe televizone që kanë këtë formulë për audiencën! Ky lloj stili mbetet i rrezikshëm. Le të mbyllet ekrani për këtë lloj imazhi shkatërues. Momentalisht duhet t’i mbyllësh fëmijës sytë çdo 10 minuta përballë stacioneve televizive. Në mënyrë absolute, nuk duhet t’i lëmë fëmijët poshtë moshës 18-vjeçe të kenë një llogari në rrjetet sociale. Shkatërrimin e brezave po e bëjmë me duart tona, me neglizhencën tonë. Pjesa më e madhe e jona, ngatërrojnë marketingun e një pornostareje me fat, si Kim Kardashian, me zgjuarsinë dhe intelektin e saj… Kambanat duhet të dëgjohen së pari nga televizonet shqiptare. Tingulli i tyre ka kohë që po bie për veshët tanë prindërorë… Mos thoni që si kemi dëgjuar!

Please follow and like us: