Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Arilena Ara publikon këngën e saj të re “I’ll Give You My Heart”

Arilena Ara sapo ka publikuar këngën e saj me të re. “I’ll Give You My Heart” (Do ta jap zemrën)  titullohet kënga e saj e cila sapo është lansuar në kanalin ‘Youtube’. “I’ll Give You My Heart” është punuar nga kompozitori i saj i besuar, Darko Dimitrov, ndërkohë për tekstin është kujdesur Arnita Beqiraj. Në këtë këngë ajo është shfaqur tejet e thjeshtë. Nuk mungojnë as skenat joshëse me një djalë  të ri. Që pas suksesit me këngën “Nëntori”, Arilena Ara i është përkushtuar një karriere ndërkombëtare. Kjo është edhe arsyeja pse këngët e saj të reja janë në anglisht, si edhe kënga e saj e fundit. Xhirimet e klipit janë kryer në disa lokacione në Mal të Zi, ku artistja ka promovuar edhe disa nga bukuritë e këtij vendi.

Please follow and like us: