Albspirit

Media/News/Publishing

Dekretimi i Lleshit/Rama i jep Metës 1 javë afat: Do ta çoj në kushtetuese

I ftuar në “Real Story” kryeministri Edi Rama ka folur për mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm nga Presidenti Meta. Rama ka thënë se do t’i japë Metës 1 javë kohë ose në të kundërt do e çojë atë në Gjykatën Kushtetuese, dhe shtoi se Gjykata do të jetë funksionale brenda pranverës.  “Nuk kam arsye të besoj që Presidenti i Republikës ka një axhendë të fshetë apo që është pjesë e një lojë të fshehtë politike. Ju përmendët Maqedoninë ku kishte një makinacion mes Presidentit dhe opozitës. Nuk dua të them këtu se është një plan më i gjerë me një opozitë të pashpresë që bojkoton parlamentin dhe që kërkon qiqra në një hell ku po piqet vetë. Nuk kam arsye që të mos i besoj këto. Nuk kishte asnjë arsye që të mos i besonte një personi që vetë opozita nuk arriti dot të hidhte një saçme të vetme ndaj këtij emri” – tha Rama.

Please follow and like us: