Albspirit

Media/News/Publishing

Ida Nurçe: Ah mor Dule ç’na e ngule!

 

Në fakt mirë na e bëre, sepse për rrogën tënde kemi mbledh taksa nga Greqia. Se këto tonat nuk dilnin të të paguanim edhe ty. Prandaj fol greqisht o i madh! Folë gjuhën tënde të zemrës, të nënës! Punë e madhe se nuk të kuptojmë ne! Mjafton ti të jesh rehat! Mjafton ti të mos e tradhëtosh Greqinë. Ajo është mikja më e mirë e Shqipërisë dhe është turp që ne të mos e respektojmë. Ne jemi pak budallenj, shyqyr që na mbulove ti budallallikun!

Ti mirë na e bëre, se partinë tënde VLPDNj, a si e ka ajo, nuk e votuan shqiptarët, votat i mblodhe andej, matanë kufirit.

I takove ekstremistët, bravo të qoftë, u tregove tamam shqiptar! Kështu e kemi zakon ne, miqtë në shtëpi t’i respektojmë edhe kur vijnë të na vrasin, të na shajnë, të na kërcënojnë.

Na e ngule mirë o Dule. Dole dhe na fole greqisht o Dule. Rrofsh o vëlla! Na tregove sa injorantë jemi ne që nuk e dimë atë gjuhë aq të bekuar për ty e për atë zonjën/zotërinë e parlamentit europian. Më ndjej, por nuk ia dalloja dot gjininë.

Kishe kërkuar me këmbëngulje të takoje edhe antishqiptarin e Agimit të Artë më thanë, por nuk të kishin lënë. Na bëj një kërkesë neve, popullit dhe çojmë ne atje dhe në të sëmës! Të çojmë ty dhe të gjithë maskarenjtë që po bëjnë përsheshin e tyre në shpatullat e shqiptarëve. Të gjithë ato përbidnësha që po luajnë me gjakun e të parëve.

Sepse ti nuk e di Dule, por ky popull ka burra dhe ështe i duruar, por po i mbaroi durimi mor Dule….

Le të çohemi e t’i zhdukim këto plehra antishqiptare! Turp që e quajnë veten shqiptarë, që i bëjnë hije kësaj toke, që paguhen nga taksat tona. Turp, se greku vjen si t’i dojë… qejfi, me flamuj, me protestë, me sharje, ofendime.

Ahhh Dule, një herë ta ngula, shumë rëndë na e ngule.

Please follow and like us: