Albspirit

Media/News/Publishing

KUSH ËSHTË MË BURRË, PANGALLOS APO HOMOGJENËT E SHQIPËRISË?

Klodian TOMORRI

Theodhoros Pangallos është një nga politikanët me karrierën më të gjatë në Greqi, i cili për vite të tëra ka mbajtur postet më të larta në qeverinë e Athinës. Jeta e tij e gjatë në politikë ka qenë e shoqëruar me jo pak skandale, nga Oçalani deri te gjuha shpesh e ashpër që ka përdorur kundër rivalëve politikë. Por për hir të së vërtetës, në raste të caktuara Pangallos nuk ka patur frikë të ngrihet mbi fantazmat e nacionalizmit të sëmure për të vërtetën.

Ish zvkryeministri grek, tashme 80 vjeç, ishte i pari në Athinë, që deklaroi publikisht se kur një civil tenton të qëllojë mbi forcat e rendit ai duhet te qëllohet automatikisht. Edhe pse me origjinë arvanitase, Pangallos është grek nga ata të vërtetët, i lindur dhe i rritur ne Greqi.

Por teksa një politikan grek nuk ka frikë ta thotë të vërteten, ata homogjenë (në gjuhën e Athinës), vazhdojnë te kërkojnë të vërtetën që duan, atë që nuk ekziston. Si mundet një politikan, çfarëdo qoftë ky, homogjen, i përzier, me një shtetësi, me dy me tre… të marrë pjesë në funeralin e dikujt që ka ngritur dorën kundër forcave të rendit? Përveçse ‘thikë pas shpine’, për rendin kushtetues dhe atë publik, ky është provokim tinzar. Janë vrarë shqiptarë nga autoritet greke shumë më tepër dhe për shumë më pak se kaq. Por nuk ka patur politikanë në Shqipëri të shkojnë të kërkojnë fantazma.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kane qenë historikisht problematike, ashtu siç ndodh rëndom me fqinjët ne Ballkan. Por te paktën në këto 30 vitet e fundit grekët dhe shqiptarët janë përpjekur të jetojnë bashkë si miq të mirë dhe të lëvizin përpara.

Ka patur qeveritare si nga ajo ane si nga kjo ane, qe janë ngritur mbi mosmarrëveshjet dhe kane ndërtuar ura bashkëpunimi. Por nuk kane munguar as tinëzaret. Këta qe kërkojnë ndriçimin e te vërtetës qe duan, por qe nuk ekziston. Normalisht këta nuk duhet te kenë vend, as andej as këtej. Por andej është zgjedhje qe u takon te tjerëve. Këtu na përket ne.

Please follow and like us: