Fritz RADOVANI: 60 VJET NGA VRASJA E SHEMTUEME E DON EJLLIT…
DON EJËLL KOVAÇI
(1920 – 1958)
KUR FLITET PER KLERIN KATOLIK TRUNI I AGJENTAVE T’SIGURIMIT FANTAZON E SHPIF N’SHKALLAT SIPERORE
600 FAQE PROCES…Të gjitha “legjendat apo përrallat” që janë shkrue dhe vazhdojnë me u shkrue edhe sot nga komunistët apo fallsifikatorët tjerë të historisë së vërtetë për Klerin Katolik Shqiptar, ku kanë ba përpjekje të vazhdueshme dhe vazhdojnë me ba edhe sot me “bedelat” e vet, për me reabilitue agjentët e sigurimit të shtetit dhe veglat besnike deri në zhdukjen e tyne përsonalisht nga Enver Hoxha, tue fillue nga Tuk Jakova, Pjerin Kçira, Bardhok Biba etj., asnjëherë asnjëni, jo vetëm, nuk kanë pasë lidhje fare me Klerin Katolik apo inteligjencën katolike, por janë kenë dhe kanë vazhdue me kenë deri sa kanë ngordhë nder gropa, dora e djathë e sigurimit të tij dhe e të gjitha poshtersive të mendueme prej tij, prandej, edhe fundi i tyne asht ai që kanë kerkue vetë e që kanë gjetë të gjithë papërjashtim ata që i kanë sherbye Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Ramiz Alisë e Kadri Hazbiut që nga Koçi Xoxe, Nako Spiro e me rradhë..,tue i urue madje, ditlindjën tiranit barbar, si gjeneral Gjin Marku nga burgu i Burrelit.
Deri në vitin 1951, Kleri Katolik vazhdoi qendresen e vet tue mos u pajtue me politiken komuniste të qeverisë shqiptare, e cila ka punue vazhdimisht për shkëputjen e Klerit Katolik nga Vatikani(ashtusi sot, që nuk ka ambasador atje) gja që, do të sillte si pasojë edhe shkëputjen tonë shpirtnore e kulturore nga Europa, mbasi Kisha Katolike Shqiptare ishte kështjella e fundit që vazhdonte lidhjet me Përendimin dhe, duhet pranue se nuk kishte tashma asnjë institucion tjetër që nuk pajtohej me politiken qeverisë. Në 1950, Kleri Katolik asht i vetmi opozitar që ka kundërshtue “Projekt Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, që i ofroi për aprovim qeveria komuniste e barbarit tiran E. Hoxha, simbas udhzimeve të diktatorit Stalin. Njëheri shperthyen edhe shpifsit e Lidhjes Shkrimtarve: Rakip Beqja, Jup Kastrati, Viron Koka, Skender Drini, Ilo Bodeci e deri tek spijunët ordiner e imoral të Sigurimit: Asim Halili, Xheudet Miloti, Ali Xhunga, Ali Halili, Mark Dodani, Faik Kapllani, Kadri Hazbiu, Hulusi Hako, Hilmi Seiti, Dilaver Sadiku etj.
Lufta e terroristave Enver Hoxha e Ramiz Alia me “Revolucionin Kulturor të 1967” kundër Atdhetarëve, Klerit Katolik dhe popullsisë Malësisë së Shqipnisë Veriut, ishte e pandërpreme asnjëherë, por ajo luftë për zhdukjen e Tyne ka pasë vetëm ndryshime “maskash”.., nga Sigurimi i shtetit që i realizonte planet djallzore me veprat e veta.
Asht koha kur filloi edhe shpartallimi i Malësive tona në të gjitha format e drejtimet… Malësori, tue u ndodhë para vorfnisë dhe presionit të sigurimit, filloi me humbë edhe Ato tradita që i kishte ruejtë ndër shekuj. Kjo fatkeqsisht kje “fitoria” ma e madhe e shovenistve komunist sllav në krejtë historinë e tyne të luftave kundër të drejtave për vetvendosje të Popullit Shqiptar! Braktisja e Atdheut dhe e Trojeve të Tyne nga Malët e Veriut, asht kenë dhe vazhdon me kenë edhe sot rrenimi kombëtar i Shqipnisë Europjane! Kishte ardhë koha e zbatimit të projekteve të reja të komitetit qendror të PPSh, që ishin sajue në ministrinë e mbrendshme nga ma xhelatët që njeh historia të provueme nga “Seksioni katolik i degës së mbrendshme të Shkodres”, hartue prej terroristëve Hilmi Seiti, Xheudet Miloti, Feqorr Shehu.., e të aprovueme nga planifikimi i këtyne veprave nga forumet ma të nalta të partisë dhe qeverisë shqiptare, sigurisht edhe nën kujdesin e padronve të rij kinez…
1958: HAPET DOSJA E PRIFTI 38 VJEÇAR NR. 2229, Qelëz, Pukë:
DON EJËL KOVAÇI… Arrestohet në vitin 1949 dhe lirohet me shpresë nga sigurimi se ka “ndrrue” mendim… e, do të firmojë “Statutin e Kishës” me të tjerët e asaj kohë.
Në qershorin e vitit 1951, nuk shkon fare në mbledhje të Klerit, kështu as nuk e firmon as dokumentin e aprovimit të Statutit. Në 1953, e arrestojnë prap dhe e akuzojnë si të gjithë të tjerët për “agjitacion e propagandë…” tue, i premtue se do të lirohet po të firmojnë Statutin e Kishës, por këte herë tue i vue kusht edhe “bashkpunimin me organet e sigurimit të shtetit.”. Me që nuk pranon asnjenën vepër, e lidhin me “bisedat” që gjoja ka krye kur ishte ndër ata male Pal Bibë Mirakaj…dhe, e dënojnë me 5 vjet burg.
Me 21 gusht 1958, sigurimi arreston për herë të tretë Don Ejëll Kovaçin, këte herë ia ven hekrat vetë krimineli gjeneral Hilmi Seiti, kryetar i degës së mbrendshme të Shkodres.
Ai ka pergatitë akuzen tue vue në plan të parë vepren kriminale, se: “Don Ejëll Kovaçi, në bashkpunim me spiunët e diversantët kanë organizuar dhe zhvilluar me qellime terroriste natën e datës 26 nëntor 1951, brenda në kishen e katundit Qelëz, vrasjen e aktivistit të organeve të sigurimit të shtetit, shokut Mark…Ka kryer vepren e pregatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit në bashkëpunim…Në grup me: Nik Gjon Pepa, Angjelina Kovaçi, Dodë Pal Marashi dhe Gjokë Lazër Kola….” (Dosja 2229 Arkivi i MM)
600 faqe proces nën kujdesin e vetë terroristit e vegles besnike të Enverit gjeneral Hilmi Seitit, që vazhdon torturat ma të mnershme, ku bie në sy sa fillon me lexue, se Meshtari i masakruem asht ma i knaqun me vdekë sesa me vazhdue me u torturue. Duhet skjarue një fakt, se nga presioni kundrejt Motres së Tij që vazhdon edhe ajo me u torturue ma keq se i vëllai, mbasi mundohet me qendrue për disa ditë, Don Ejëlli kerkon me evitue ate çka sigurimi i bante shumë femnave të prangueme ndër hekra të lidhuna kambë e duer që, mbasi i torturonte për vdekje i përdhunonte në prani të burrave të tyne, baballarve apo vëllazenve të vet… Në shumë raste kur gjykatsit, prokurorët apo hetuesit ia kishin arritë qellimit me e “thye” qendresen e viktimës së prangueme, janë të njohuna shumë prej fakteve, që viktima pajtohet me të gjithë forcen e vullnetit me “vdekjen” dhe shkapërcen në kahun e kundërt e të papritun nga ideatorët, deri atëherë, të knaqun me ecuninë e procesit të dhunuem prej tyne. Kjo e papritun ngjau edhe në gjyqin që po zhvillohej me aq pompozitet në kinema “Republika” të Shkodres, kur pa u kujtue fare nga askush se mund të ndodhin një akt i tillë guximi aty, porsa Prifti pohon akuzen morale, ngritet në kambë mbrenda kafazit rrethues të të pandehunve Motra Trimneshë e Priftit Angjelina, dhe i drejtohet vllaut të saj që totalisht ishte plandosë në frikën e asaj që mund të ngjante pak minuta ma vonë nga bishat e sigurimit ndër zyre ku dhunimi ishte tortura ma e lehta që kanë provue vajzat Shqiptare, dhe i thotë me za të fortë Burrneshe: “Trego o Don Ejëll, sësi e ke pranue akuzen…kur Hilmia të kishte futë revolen në gojë dhe të thonte se, po nuk e pranove, do ti derdh trutë këtu ndër sytë e motres tate, e ti firmove..!” Edhe këte e ndigjuem ndër altoparlanta të Fushës së Çelës, kur menjëherë mbas atij zani si pushka të Angjelinës, kryetari i gjyqit mbylli seancën për me i dhanë atë mbasdreke Don Ejëllit dënimin me vdekje, dhe Motres së Tij të Nderueme Angjelinës, “25 vjet burg me heqje lirije, punë të detyrueshme dhe konfiskim pasunije…”
Me “Revolucionin Ideologjik e Kultural” të 1967, Ilo Bodeci, agjent sigurimi, nxori në qarkullim një liber shumë “të njohun” me tirazh 12.000 libra, me titull “Gjurmat të çojnë në qelë”. Nuk e di se mbas leximit të tij, “shokun” Ilo a e ka dekorue Enveri “ynë”, mbasi në një kohë me te, “shokët” spijun të sigurimit të shtetit, botuen disa libra të tillë, që pasonin Rakip Beqon me parathanje të Jup Kastratit, Hulusi Hakon me librin “Akuzojmë fenë”…Skender Drinin e Shkodres, me një liber kundër klerit katolik apo, Viron Koken, dhandrrin e Shkodres dhe sa tjerë, që “asnjenin” “Gjurmat nuk e çonin ndër xhamija as ndër kisha orthodokse…” Vërtetë një “çudi”..! Të gjithë pothuej ishin versulë kunder Kishës Katolike Shqiptare, gja që e verteton edhe pushkatimi “vetem i disa Klerikëve Katolik Shqiptar, ose vdekjet e tyne nder burgje, me dënime të randa”!!
Tek Dosja 2229 e Don Ejëll Kovaçit, jam ndalue tek një mister: Ku qendron misteri ?!
Tue Ju referue prap “Dosjes 2229” të Don Ejëllit, që besoj se asht prap e ruejtun n’ Arkiv:
Për cilën arësye mungon “Fjala e fundit” e Priftit “kriminel…vrasës ordiner…e imoral..?”
Kush e zhduku këte dokument nga dosja?
Pse nuk dijmë sot, pikërisht “Rrëfimin e fundit” të Tij para plutonit ekzekutimit…?
Pse nuk kemi pikërisht atë dokument ku Ai, zbulohet, pendohet ose jo, për “vrasjen” apo “shkangullin moral” që ka krye..?!
Apo edhe Don Ejëlli i ka falë shpifsit, vrasësit dhe torturuesit e Tij në atë moment kur ka deklarue me siguri, se “po vdes i pafajshëm..”.
Mos ndoshta.., katili Enver Hoxha, Fjalen e Fundit e ka të “palosun” në “veprat” e veta?
Pavdeksia e të Pafajshmit…fillon me të Vërtetën…
DIKUSH…Per këte Klerik ka pergjegjësi Fetare, Morale dhe Atdhetare që, nuk nxjerrë në DRITEN E DIELLIT PAFAJSINË E DON EJËLL KOVAÇIT…
Melbourne, Nandor 2018.