Të ishe mësuesi dikur, intervistë me ish mësuesin Ali Sejdiu!
Doruntina Sejdiu
Hyrje
Unë e kam shumë të vështirë ta përshkruaj sepse me të vërtet është dhe mbetet i pa përshkruar për mua, nuk e di a keni pasur edhe ju fatin që mësuesin e parë, ta keni edhe mbështetësin e madhë të ëndrrave dhe dëshirave të juaja. Në përgjithësi ne takojmë shumë njerëz gjegjësisht ata që udhëheqin ëndrrat tona afër realizimit, na mbesin të veçant dhe na shtynë të vazhdojmë tutje. Unë i kam borxh shumë dhe mundohem ti’a kompensoj me fjalë të mira dhe respekt sa herë që e takoj, duket se unë do mbes gjithmonë Doruntina me flokë të gjata që ai më kujton, ajo me pak zë, e ndjeshmja dhe që prekesha lehtë, nëse ju duket çudi juve që më njihni, kjo është e vërtet, unë nuk flisja, as që tentoja por ai punoi me mua për këtë edhe pasi unë kisha dal nga ajo foleja që më bënte mua të lumtur. Sot unë e falenderoj me këtë punim, dhe paraqes para jush shembullin që e pata udhërrëfyes gjatë fëmijërisë .
Cili ka qenë dallimi më i madh që ti ke vrejtur te nxënësit me herët edhe që e vëren sot? Si e kanë paraftyruar nxënësit më herët rolin e mësuesit edhe si e mendojnë sot?
Mendoj që ka një dallim jashtëzakonisht të madhë, por disa gjana mbetën gjithmonë, ajo çka dallohet, është në kontekst të kohës së atëhershme që kanë qenë më shumë të privuar nga disa liri, kanë qenë më shumë të kufizuar fëmijët, at’herë nuk e kanë pas këtë lirin me komuniku me botën nëpërmes medijave, kanë qenë shumë të mbyllur dhe e vetmja dritare për ta ka qenë shkolla. Për këtë arsye kontakti i parë me mësuesin ka qenë shumë i rëndësishëm. Fëmijët e kanë ëndërruar se si ka me u duk mësuesi, si do të jetë, e kanë idealizu rolin e mësuesit. Edhe vetë mësuesit kanë idealizu punën e tyre përshkak se at’herë nuk ka pas pak profesione të tjera që kanë sjell profit të madhë. Prandaj puna më e ndershme dhe më e mirë, më e ëndrrueshme ka qenë profesioni i mësuesit dhe kështu kontakti fëmijë-mësues ka qenë shumë më i mirë dhe më i kënaqshëm për arsyje se fëmija në ditën e sodit nuk e idealizon më imazhin dhe rolin e mësuesit, sepse e kupton si diçka reale, si njeri që i afron atij diturinë përshkak se dallim kanë edhe fëmijët. Tash fëmijët janë më të guximshëm, veprues, ininciator, po e ndaj një rast nga koha kur unë isha nxënës, e sa të mbyllur kemi qenë, unë e kujtoj vetën si nxënës: kur kam shkuar në shkollën normale atë kohë dhe kam hy në klasë dhe jam ul, dhe ka mbet karriga pak larg tavolinës dhe unë nuk e kam pas guximin me e tërjek, kurse tash ky rast është banal për nxënësit e sotëm. Ka shumë dallime të mëdhaja, por njëra që ka rëndësi më të madhë sot është që mësuesi është në rolin që mëson, që jep dituri,sqaron,jep kuptim për jetën dhe fëmija në këtë rast është në mësimnxënje pra merr dituri. Prap roli i mësuesit mbetet i pa zëvendsueshëm, pavarsisht mjeteve komunikuese pra roli i mësuesit nuk bënë të devalvohet.
Nëse edhe një herë ishe kthy për me qenë mësues, a kishe qenë mësuesi që ke qenë dikur me të njejtat norma, apo kishe mendu që duhet ndryshim sikur në kohët e sodit?
Diçka kisha ndryshu në punën time, diçka kisha mbet, ajo çka kisha me mbet tek unë mendoj që duhet më mbet disiplina, devotshmëria e dashuria, unë mendoj se këto elemente kanë qenë më të mëdha dikur, ndërsa saj përket aspektit demokratik ndoshta kemi qenë pak më rigorozë, më të ashpër, jemi munduar me i zgjidh problemet me metoda jo demokratike, prandaj në këtë gjë do të punoja në raport pak më të ndryshëm, këtu është dallimi sepse edhe ajo kohë ka pas të metat edhe kjo kohë i ka të metat, në kontekst me raportin nxënës-mësues, janë shumë të lirë edhe ajo është pak e dëmshme sepse tash shpesh nuk egziston një distancë që të dihet roli i mësuesit, sepse kam ndëgju shumë profesor që thonë se në klasë jemi nxënës-mësues, e në jetën private jëmi shok, nuk munden me qenë shok, duhet me qenë raport që i ka kufizimet e veta.
A e kujton ndonjë rast kur ke qenë i detyruar me e braktisë profesionin edhe cili ka qenë reagimi i yt ndaj këtyre rasteve?
Jo, sinqerisht po përgjigjem unë e kam dashur si profesion, i kam dashur fëmijët në rend të parë dhe asnjëherë nuk kam menduar, asnjëherë nuk e kam gjykuar vetën pse u gjinda në këtë profesion, edhe pse ndoshta të mira materiale nuk na ka sjell ky profesion, kur e don diçka e bënë me dëshirë më kujtohet në mënyrë të sinqert po të flas, kur dola në detyrë në vitet e 68-ta, dita e diel mu duke shumë, jo si në ditët e sodit që pritojnë, sepse atëherë punonim edhe të shtunën dhe të dielen, ka qenë ajo periudha që nuk kemi mendu se sa po përfitojmë? Çfarë standardi do krijoj? Nuk kemi ëndërruar jo vetëm unë, por pjesa dërmuese e puntorëve të arsimit, sepse ata që kanë dashur të mira materiale, ata e kanë braktisur profesionin dhe kanë rrugëtuar drejt përfitimve të tjera, ndërsa pjesa tjetër kemi qenë emocionalisht të lidhur me nxënësit, dhe shkollën.
Në krejt këtë periudhë edhe tash që je edhe pensionist,sa mendon që vlerësohet puna juaj në institucion edhe a ka pasur ndonjëherë ndonjë mirënjohje pas tërë atyre viteve angazhim?
Mirënjohja më e madhe kur ti del në rrugë, takon nxënësit e tu, ata të përshëndesin, të përqafojnë, admirojnë, ajo është vlera më e madhe, përndryshe ngjarje të tjera si shoqëri nuk ka ndonjë qasje humane apo njerëzore ndaj ish puntorëve të arsimit përshembull. Përveç nxënësit, (ish nxënësit) ta kompensojnë atë si përshembull rasti me ty, ndjenjë shumë e mirë. Para luftës ka pas një trajtim më të mirë arsimi at‘herë edhe kontrolli ka qenë më i madh, janë diferencuar në një farë forme puntori dhe jo puntori, ndërsa sot nuk është më ai trend. Unë kam qenë i shpërblyer si mësues dhe një periudhë si drejtor shkolle në komunën e Ferizajt, ndërsa si mësues kam marrë disa dhurata e mirënjohje.
A mundesh me ndah me ne ndonjë ngjarje, që je ndjeh shumë i lumtur që ke qenë pjesë e arsimit?
Ajo që është më e rëndësishmja për ne punonjësit e vjetër që jemi, janë vitet e kur Serbia ia arriti me e okupu Kosovën në të gjitha segmentet e popullit përveç në arsim; kapitulliuan të gjitha ekonomia, shëndetësia, policia, u dorëzuan të gjitha institucionet dhe të vetmet mbeti arsimi ku kam qenë edhe unë pjesë e atij arsimi, kam qenë drejtor edhe kemi organizu në mënyra të ndryshme arsimin që mos me u dorzu nëpër shtëpija private, ku edhe si kemi mundur.Arsimi ka qenë dritarja që unë edhe plot njerëz të tjerë e lam të hapur për tu zhvilluar ky vend dhe për këtë ndihem i lumtur.
Secila gjeneratë ka qenë e ndryshme prej tjetrës, a mendon ti që gjernerata e para apo pas luftes kanë mësuar më shumë?
Ndoshta po tingëlloj subjektiv, sepse çdo gjeneratë ka nostalgji për kohën e vet, mendoj që at’herë është punuar më shumë, është lexuar më shumë, ndërsa tash ndryshon, tash mendohet më shumë aspekti material e at’herë nuk është menduar, mësuesi gjithmonë ka qenë i varfër mirëpo i pasur shpirtërisht, ndërsa ana profesionale duket se ato shkolla kanë qenë më profesionale, shkolla normale ka qenë ajo që ka përgatit mësuesit, shkollë 5 vjeçare, me provim pranues janë pranuar, është dashur me pas një kitarë ose një mandolinë, unë në muzikë nuk kam qenë i mirë, por kam qenë më i mirë në lëndët bazike, prandaj e pata kaluar provimin, ata të kanë shikuar në aspektin fizik ka qenë një seleksionim shumë i mirë, nëse dëshiron të dish për programin ka qenë shumë më i mirë, më përmbajtësor. Mësuesit e at’hershëm kane qenë më të avancaur sepse mësimdhënsit e sotshëm merren me shumë gjëra, ne kemi lexuar shumë atë kohë , ndërsa sot shumica mendojnë se është kohë e humbur, leximi e zëvendojnë me facebook, filma, ti e shikon një film, i sheh personazhet i ke të paraqitur sesi duken, ndërsa libri të jep mundësinë të e imagjinosh.
A të kujtohet hera e parë kur e ke marr ditarin edhe ke dal para nxënësave, a është i njëjti entuziazëm si sot si atëherë?
Unë e vlersoj si moment shumë të rëndësishëm, para se me dal ke mendu për gjithçka si do dukem, si do flas, si do përjetojnë, si do reagojnë? Edhe pse at’herë fëmijët kanë qenë më të tërhjekur, ka pas një lloj distance nga marrja siç shprehemi ne, sepse pozita e mësuesit ka qenë e madhe, gjithmonë është ndjenjë e mirë kur del para fëmijëve sidomos kur vëren se ata po të përjetojnë raportin që ti e shfaq, shfaqin dashuri ndaj teje, unë kam qenë shumë këmbëngulës për me qenë më të hapur me mua, si psh një moment ka qenë shumë i keq, kur vajzat deri në klasën e 8 kane pas liri, mbas kësaj kohe është dasht më u mbyll. Sidomos gjatë qershorit kur vinte koha e përfundimit, qanin e shpesh nuk i dërgonin edhe më tutje në shkolla, e ne insistonim duke shku nëpër shtëpia për me i leju me vazhdu studimin, si përshembull në shtëpinë tënde, për hallën tënde nxënëse e shkëlqyeshme atë kohë, por për arsyje të problemeve jo personale por të përgjithshëm nuk e vazhdoi shkollën.
Si ka qenë mardhënia me fëmijët e tu dhe a mendon se i ke borxh ndonjërit për shkak të punës së shumtë, si mendon se duhet me qenë roli i babait tash, çka ka të mirë sot edhe çka ka pas at’herë?
Në kontekst të kohës atëherë ka qenë një distancë shumë e madhe, mes prindërit edhe fëmijës, tash është një afërsi më e madhe, mirëpo zakonisht i quaj dy ekstreme, at’herë kemi shkuar në një ekstrem më të madh diferencimi, nuk po arrijmë të gjejmë ndonjë mesatare, nga një skaj në skajin tjetër. Unë personalisht kam qenë i afërt edhe kam komunikuar sidomos me vajzat, mirëpo shumicën e rasteve ka qenë i ndarë roli i nanës me ushqy, me e mbajt, me pastru e të tjera, e ndërsa i babait financiarisht.
Një mesazh për të gjithë ata që kanë me qenë prezent, kur unë prezentoj?
Ne studiojmë, shkojmë në fakultet me mendimin se si do të punësohemi nesër, jo që e duam por e zgjedhim profesionin, se mund të gjejmë punsimin më të lehtë. Nëse nisesh prej atij aspektit se duhet me shku për edukatore, se punësohem më lehtë, at’herë problem është, ndërsa nëse shkon në atë profesion se e don, në radhë të parë se i don fëmijët si qenje më e mirë edhe qe e don profesionin, at’here unë jam i bindur se ke me qenë mësuese e mirë, e respektueshme dhe ke me kry misionin tënd. Duhet të jesh e vetëdijshme që gjithmonë do jesh e varfër financiarisht se ky profesion nuk sjell benefite të mëdha, mirëpo gjithmonë e pasur shpirtërisht se nëse ti jep dituri, dituri me jap është vlerë humane e dritë e syve, sepse ti rrugëton me ta duke ja dhënë dritën e syve.