USHC apelon për protestë në 15 Nëntor në Tiranë
Në qytetin e Tiranës, më 9 Nëntor 2018 u zhvillua një mbledhje e zgjeruar, me aktivistë e simpatizantë të UNIONIT SHQIPTAR TE SHOQERISE CIVILE, ku u diskutua mbi rolin e inteligjencës për çështjen kombëtare e veçmas për rolin e Akademisë së Shkencave në mbrojtjen e të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, në gadishullin e Ilirëve.
Nga kjo mbledhje u vendos që më 15 Nëntor 2018, nga ora 11 deri në orën 12, prane Akademise së Shkencave të Shqipërisë, të organizohet një protestë paqësore, nëpërmjet së cilës të sensibilizohet ky institucion i shkencës dhe kulturës kombëtare; politika, qeveria dhe shoqëria shqiptare, për të marrë në mbrojtje interesat e shqiptarëve nga agresioni sllavo-grek në rajon.
Me këtë rast, USHC fton qytetarët e Tiranës e të qyteteve të tjera të vendit, të bëhen pjesë e protestës paqësore…!