Mirela Varfi: EDHE NJË HERË…
EDHE NJË HERË…
(për atë që s’është më dhe s’kërkon asgjë)
Shumë të dashur dhe të nderuar!
Faleminderit për ata që ndihmuan me sa mundën, për ata që si dashamirës të vërtetë shkruan dy fjalë për ta kujtuar dhe ata që pa e njohur shkruan pasi e lexuan!
Faleminderit zoti Ilir Adili, mik i vertetë i dajes Besart, mbrojtës dhe mbështetës fisnik i letërsisë dhe poezisë.
Faleminderit miq të panjohur, që shpresoj t’u njoh dhe t’iu shpresh atë që ndjej në këtë kohë, sa herë që një përpjekje, sa do e fundme në dukje, kërkohet t’i japë një frymë jete, një diçkaje të shkuar, jo vetëm si kujtim, veprës së atij, që vdiq i harruar, për ta mbajtur mes nesh edhe pak. Ç’më bukur, shpirtin t’ia marrësh në dorë, atë që shkroi! Uroj të takohemi, dhe të pimë së bashku një kafe, në panairin e librit tek stenda e Toenës, më 14 Nëntor 2018, por edhe sikur të mos më njihni aty, në atë mexhlis, do gjindemi, si me cdokënd që erdhi e më takoi me libër në dorë dhe sytë iu notitën me mua. Koha bën të vetën, plak çdo lajm sa do tragjik a i gëzuar, të hidhur mort si ai llum kafejè a të ëmbël si frut hurme të pjekur vjeshte, pa mundur ta ndalim dot, por vetëm të besojmë se ata që ikën janë ende midis nesh, si ëngjëj mbrojtes a si hije që marazi s’i lë të prehen, si libra, a ndoshta si një epitaph a varg ngulitur në mendje, sillen të mos ikin, të flasim me ta a të pimë cigare me një pllakë varri, betoni apo mermeri, se dhe atje, s’di se si, na qetësojnë mallin dhe shpirtin e rënduar. Të dua daja im Besart, heshtjen dhe buzëqeshjen, fjalën dhe vështrimin e druajtur dhe për cka s’e kisha vënë re kurrë dhe që e lexova dhe vazhdoj, pa mundur të shqitem, kur s’ishe më mbi dhe. Si unë, është edhe dikush tjetër, dikush që pas të ndjek ende, fshehurazi, që vjen e ulet aty në buzë, dhe faqe librash le, avargje gurit ato që i mesoi përmendësh, se ndryshe nuk mund t’i ruante nën trysninë e shoqerisë prej betoni. Gjurmët mbi shpinë i mban dheu, shiu erën s’mundi ta fshijë dot mbi pllakën akull të ftohtë. Ty mikja ime e panjohur, që mbase na lidh më shumë se me çdokënd tjetër, të shoh me sytë e mendjes dhe kam filluar të të ndërtoj me copëzat shumëformëshe e gjyrash nga çdo fragment vargu ku të ka përshkruar, apo çdo gjë që me aq shpirt të këndoi, sidomos për atë shpirt që shpirti i tij i ndjeshëm vlerësoi. Grua jam si ty, nënë po asht dhe ndjenjën e njoh siç të gjithë e njohin dhe fundin e saj, çarë kurrë s’mbarron e shpesh pas fjalëve të mefshta fshihet, dhimbjen mbulon per të marrë arrati, si dhe një psherëtime, se ka frikë se e vret me tym frymën e saj. Të fajësoj, të fal, të urrej dhe prapë dua të kem timen, jo për atë qe i more dhe na e more, se e di, jam e sigurtë. se asnjëherë nuk të dha diçka se e kërkove, por dy herë më shumë ashtu si mbi kartë e derdhi se s’mundi ndryshe. Vdekja e tij të bën të paprekëshme nga çdo gjykim, sikur dhe në akt të fundit edhe mëkatin që vetëm ai e dinte, nëse një dashuri e tillë është mëkat, e mori ai ta mbante, edhe atë. Mike e shtrenjtë, në zemër të kam, se ishe në të tijën. Dorën e lagur, ta shtrëngoj të flasë si të fliste, se fjalët u shkruan dhe janë aty, por kurrë s’do mundet të të thonë më shumë se ajo mrekulli e parë e çdo qenie, që shpirti e ndjeu të vërtetë siç është, dhe pse nuk arrita ta bëj. Shpresoj të të shoh dhe ty në panairin e librit, ku gëzueshëm bashkë rrinë të vdekur e të gjallë, si kurrë në ndonjë tempull tjetër. E ndjej që do njihemi! Besomë e ndjej. Por dhe në mos ardhç, do jesh, se e di si unë, nuk do të gjesh rehat, mes muresh do përpëlitesh, sa mendjen të leshosh të vije atje, mes këmbëve të njerëzve të panjohur do fërkohesh, ndërsa baret butë, që me veten të lësh mbi ta si mbi çdo rimë vargu. Fshehurazi. Ah, pse gjithmonë kështu kjo jetë jarane, asnjëherë ajo që duhet, ëndërra lind të shpëtojë prej vetes!
Siç shkroi Besarti:
“Megjithatë, m’e rëndësishme është,
sa dhe largësia matet me të dhe
aty ku në një ndërthurret shpirti,
e pamvarur nga vendi ku rri e fshehtë.
Së fundi u shprish, u shpërbë dhe ajo,
nga tiktaku imcak i çdo çasti,
kambanë e qiellit u thye, u thërmua
heshtur tashmë, vjen si numër rasti.”
Shpesh, vlera e një vepre arti, e shkruar, e pikturuar, skalitur, por edhe e degjuar, shtohet pikërisht nga çka jetën i mori autorit, ashtu si në ndërrrimet e epokave, se të tilla nuk do të bëhen më, dhe çuditërisht janë ato që do ta mbajnë gjallë të shkuarën dhe ata të sajet dhe kur ne që i njohëm të most e jemi. Pres të shihemi në panairin e librit me 14-deri 18 Nentor 2018, në Pallatin e Kongreseve! Iu lutem shumë lajmëroheni këtë ndë miqtë tuaj! Shperndaheni ne mundni!