Arnida Çapi: Mbi shpronësimet dhe protestën
Shpronësimi është proces ligjor. Nuk mund të ketë shpronësim jashtë procesit ligjor sipas ligjit Nr.8561, datë 22.12.1999 ‘Për Shpronësimet’ për objekte që ligji nuk i njeh juridikisht dhe rrjedhimisht personat të cilët nuk janë pronarë.
Pra teknikisht, ligji nuk shpronëson objekte apo pronar të paligjshëm. Dhe nuk mund të ndodhi ndryshe, sepse nëse edhe kjo do të ndodhte, çfarë do të ngelej e ligjshme atëhere? Ky është sistemi i së drejtës.
Sikurse asnjë gjykatë nuk mund të pjestojë apo të konsiderojs në çdo lloj mënyre një pronë që nuk ekziston juridikisht siç janë ato ndërtime pa leje.
Në lidhje me protestën
Ky shpërthim luftarak, tregon edhe një herë se sa e rëndësishme është për shoqërinë që paligjshmëria mos të ligjërohet, sepse me një herë të ndodhur kjo, paligjshmëria do të përsëritet. Dhe ja ku jemi sot, nga ndërtimi i paligjshëm te kërkesat për shpronësim të paligjshëm, në mënyrë të dhunshme dhe imponuese, si pengimi i rrugëve kaluese të qytetarëve të tjerë dhe imponimit padrejtësisht të taksapaguesve shqiptars. Çfarë qytetarie bën kjo?!