Albspirit

Media/News/Publishing

Izet Haxhia denoncon ngacmimin seksual në burg

 

Izet Haxhia, ish oficer i gardës që po vuna dënimin me burg për vrasjen e Azem Hajdarit ka denoncuar sot nje ngacmim seksual sipas tij që i ka ndodhur në burgun 302 ku edhe mbahet që prej ekstradimit nga Turqia. Ngacmimi seksual nuk i ka ndodhur atij por nje personi të afërm që i kishte sjellë disa rroba Haxhisë. Përmes një postimi në Facebook ai thotë se ngacmimi u bë nga dy gardiane./droni.al/

Postimi i Haxhisë:

Pershendetje miq!
Jam Izeti kete rradhe dhe jo Erjona!
Po j u snkruaj ne kushte te veshtira! Por duhet patjeter te ndaj me ju dicka teper te rende!…
…Nje e mozhuar , e afermja ime, 66 vjeç, e urte dhe pa asnje mbrojtje nga te fortet, erdhi sot te me sillte ne burg nje batanije dhe ca byreke e molle.!
Ne burg, ka gardiene femra tropojane dhe te sterbetuara te Berishes, dhe veglave te tij, si Ismet Haxhiaj!
Ka ndodhur turpi i turpeve, qe as ne mendje nuk mund t’i shkonte nje malesori si une…
Kete plake, e kane zhveshur, dhe i kane futur duart neper organet gjénitale, lakuriq komplet! Eshte ne spital ne gjendje shoku!
Ne gjuhen ligjore, quhet agresion seksual! Jo i aplikueshem per te gjithe, sigurisht!
Kete vetem vdekja e lan!
Po j u shkruaj se pari juve, dhe me pas do nderrmare gjithe ankesat migjore nepermjet avokatit, mediave, ministrise se drejtorise se pergjithshme te burgjeve, etj!
Dhe ne fund, kam vendosur qe nqs nuk nxirren emrat e atyre 2 gardianeve qe kane agresuar seksualisht nje grua te vetme 66 vjecare, dhe nuk merren masa denimi per kete krim, do hyj ne greve urie deri ne vdekje!
Kane qene 2 gardiane, te moshes 30-40 vjecare, njera bjonde qe shikonte dhe tjetra qe kryente krimin! Mbasi une dhe Erjona, menjehere sot,protestuam dhe kerkuam emrat e ketyre 2 punonjeseve kriminele. drejtoria e burgut 302,mohon qe ka ndodhur dicka e tille dhe nuk jep emrat e ketyre 2 monstrave! Sigurisht, qe sulmi eshte per te me trembur mua( duke i thene kesaj nene te shkrete qe keshtu jane rregullat, pra hajde prape po t a mbajti..”
Jo!!!! Sepse motra ime tropojane, nuk pati nje kontroll te tille pardje! Gruaja e vellait tim sot, nuk pati nje kontroll te tille…sepse e dine qe jane tropojane dhe me gjak lahej kjo
poshtersi.. Por e moshuara ne fjale, eshte fillikat, vinte ne emer te Erjones, pa asnje mbrojtje, dhe komplet njeri pa njeri!!!
O njerez! Mjaft gjykuat a do
sulmoj Salen a jo… Padia ime per gjithe ceshtjen Hajdari do vazhdoje deri ne vdekje, por tani edhe personalisht me Berishen do t a denoncoj ligjerisht! Por a shikoni ju me ke kemi te bejme??? C me flisni per grek e serb, kur serb e grek e me keq, e kemi bash ne parlament!Pse ankoheni per greket, kur n a perdhunojne brenda ne shtepine tone? A kemi me gjak a kemi uje ne keto vena? A ka me shqiptare ketu?
Shefi i burgut, hidhet ne mbrojtje duke thene qe s eshte e vertete…!
Por s do mbaroje ketu kjo histori, or lum miku! Aty dy degjenerata punonjese te burgut qe kane kryer kete veprim, jane te paguara nga Saliu, nga skllavi i tij Ismet Haxhiaj me shoket e tij, etj!
Nuk ka me kthim mbrapa!
Deri ne vdekje!
Keta qe na shiten Atdheun, nuk e kane per gje te na perdhunojne edhe nenat tona plaka! Do ndjek gjithcka ne menyre ligjore nepermjet avokatit, mediave, gjykatave,
munistrive,etj!
Deri ne veteflijim!!
Ky ishte nje deklarim lufte te hapur fizike! E kush me njeh, e di qe s kam frike askend per keto gjera!
Njeriu rron e vdes per nje nder! Keta kryekurva, jane ne prag te agonise!
O une, o ata!!!
Zoti qofte me te drejten!
Tungjatjeta te gjitheve! Kam nevoje per nderin tuaj te shqiptarit ne keto
momente dramatike per’ne te gjithe!
Ju pershendes te gjitheve, mire e me mire qofshi ne familjet tuaja!

IZET HAXHIA, BURGU 302, RRUGA “MINE PEZA”, TIRANE, SHQIPERI.

Izet Haxhia denoncon ngacmimin seksual ne burg

 

Please follow and like us: