Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Shqiponja dhe Miza e Kalit

Këto ditë pamë që “shqiponja” që u vu me rastin e 100-vjetorit të festës Kombëtare të Pavarësisë, në hyrje të Tiranës, si simbolikë e kombit, po pak ditë para se të vij përvjetori tjetër i kësaj feste u rrëzua. Arsyeja, zgjerohet rruga, për t’u ndërtuar Unaza e Tiranës me mbikalime e nënkalime??!! 😜😜(Kaq thotë një pankartë, po asgjë më shumë). Ajo që vazhdoi më tej ishin komentet e shëmtuara që i bëri KM kësaj simbolike. Duke ndjekur debatin e stisur nga KM m’u kujtua nje thënie e vjetër: “Jeton shqiponja në majë të malit, jeton edhe miza në … (fundbisht), të kalit”! Sa keq kur KM mendon se bota lindi kur lindi ai dhe dielli lindi se lindi ai… Ky quhet narcizist i semurë! Kujdes, se shkodrani thotë: “Kur t’hynë vedi në qejf, pas rrëzikut vjen rrëshqitja …thyen kokën”. Kujdes me simbolet e vendit! Ato nuk duhen përdhosur, se me pas përdhosesh vet! Gjithsesi, rishtazi njerëzit do të thonë takohemi te rrethrrotullimi, te “shqiponja”.

Fotografia e Nora Malaj

Please follow and like us: