Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: PËRSE DHE PËR ÇFARË?

(Bisedë me dikë që donte të thoshte diçka, por veç pyeti)

Të njëjtën gjë mendova dhe unë dhe pse nuk e besova as ndodhinë dhe as “fjalët”, nëse do të quhen ato q’u thanë me mendje, se sipas të gjitha gjasave të gjithë shamanëve dhe gënjeshtarëve shkrimtarë, dhe atyre mistikëve plotësisht të vërtetë, ose atyre që provuan zbritjen dhe kthimin përsëri, hijet nuk kanë gojë, as korda mishi dhe kërci që të flasin. Tymnaja ajri, as mund të prekin, për rrjedhojë asnjë gjë të tillë. Atëhere? Pyetja më e natyrshme se vetë natyra derdhet të pllakosë si muzg i errësirës, se ndoshta Hushtëtroshësi, (Sheakspere), si pëe çudi te kujton Zeusin me rrufetë e tij, kish gënjyer, mashtruar fare hapur dhe pa pikë turpi, dhe si gjithë gënjeshtrat më të mëdha, rrenën e vuri në zënë e një mbreti të tradhëtuar brinjar mbi bedenat e një kështjelle humbur mbi një shkëmb diku lart në një breg deti, që ndryshe nga Mesdheu, ish bërë enkas me mjegull të dëndur e që të varfërit dëshmitare as mund të shihnin qartë në të dhe as të dëgjonin nga stuhi dhe shiu. Por si shpjegohet që Katundthi, (tingëllon më bukur se Katnari), e dëgjoi fare qartë sikur ishte brenda kokës së tij (Zeusi, vjen në mendje për perënditë q’i lindte nga kreu si malet e Dodonës). Ç’vlerë ka kjo imtësi, në tërë atë mrekulli drame në vargje! Kur mendon që drama-poetike ishte një hibrid po aq i lashtë sa vetë gruri, e nder u bëri atyre q’e përdorën me aq mjeshtëri në kuzhinën e tyre, si për Hushtëtroshësin ashtu dhe Rrënjin (Racine) q’u dhanë kaq shumë gjuhëve të tyre dhe atyre q’e dëgjuan më pas, oh, shumë kohë më pas.

Në përdoruesin në linjë (on-line) të udhëzimit për të folur drejt për së drejti me të vdekurit thuhet (edhe pse për arsye kohe e sjell me shkurtime) shprehimisht:
“1. Zhvendos përqendrimin në ndjesinë e gjashtë: …. ji i vëmendëshëm më së pari për vendin dhe kohën ku je, që t’a kesh më të lehtë të kthehesh… drejto vëmendjen brenda vetes “në qëndrën e butë” … ndërsa bie ndërgjegjësimi për fiziken përreth, përqendrohu në energjinë perqark teje dhe nëse ndjen ndonjë prani mundohu ta pyesësh.
2. Përpiqu të flasësh nëpërmjet forcës së mendjes: … qartëso mendjen sikur do të meditosh…ngulit në mendje pamjen e të vdekurit me të cilin do të flasësh menderisht… zgjidh një pamje të të ndjerit q’e ke për zemër … bëj një pyetje pa menduar, se si mund të jetë dhe prit.
3. Pyet për të marrë përgjigje të thjeshta :… për trokitje kërkoi shpirtit të trokasë …. uli dritat deri sa mezi të ndrinë e duken …”. Këshillohet përdorimi i ndërmjetësve. Dhe mos harroni që nëse do të përdorni kripë, ajo duhet të jetë e bekuar nga “mësuesi” (rabbini).

Mua nuk më ndodhi fare kështu, dhe t’iu them të vërtetën nuk kërkova, jo se s’jam kurrioz, si qen, por s’më duket fare demokratike për të vdekurit, t’i thërrasësh me ca qirinj, kripë dhe trokitje. Ata që zbritën desh vdiqën nga tmerri po të mos kishin qenë perënditë me të cilat, pas një mëjeptëjap shkallë shkallë, thellë thellë arritën të pyesin, se çdo t’u ndodhte më pas, për atë pjesë kohe q’e quajmë e ardhme. Besoj se këtu qëndron dhe gënjeshtra e Historisë, si ajo e Dramës, Tregimit, dihet që po dhe e Komedisë.
Imja ish e tillë:
“ … diku, pak më parë se kërcitja a thirrja e përvajshtëme e trenit të parë të metrosë, agu ende në bark, një vegim shumëngjyrësh drite verbuese, si ai i murgeshës Hildegard von Bingen, në sheshin gjysëm lulishte të spitalit Nr. 2, mes silhuetave të shënjtorëve të urgjences, shfaqet duke dalë nga tuneli, i cili e lidhte me Qëndrën e Fuqishme Radiologjike, Besart Varfi. Rrëshqet mbi pllakat e thyera nga ana e urologjisë, dhe m’afrohet nga pas duke pëshpëritur në një fjollë ere, sa po të mos qe ajo frymë e akullt, s’do ta kisha besuar as në ëndërr: “Përse? Për çfarë?” Ngrihem vërtik i inatosur për t’i thënë dhe dhënë pëballë, atë duf që m’ish mbledhur nga e mbesa, (Mirela) dhe ajo një tjetër hije, të shihja me trishtim që dhe ata kirurgë të lartër kishin ikur dhe kisha mbeta sy hapur në qelën time, kokëlëshuar mbi ndëkryen e hirtë. Të tilla shfaqje në gjumë, në gjuhen shkencore quhen “vizitat e ëndrrës”, si t’ish një vizitë e veçante në kohë të përcaktuar, si për pacientët në spital, në burg për të burgosurit apo manastir. Këtë radhe, vendin dhe kohën, s’e zgjedh as i gjalli e as i vdekuri, por nj’i tretë mbi ta. Treni i dytë po vonohej.

Të ishte kjo shenjë mekati, si ai i shkeljes në një vend të shenjtë, ku indianët e Amerikës a në një rrëzë pylli kishin lënë të vdekurit e tyre midis qiellit e tokës, dhe unë i paftuari i rastësishëm mora një pendë vijëzezë rrënë aty nga kurora e të ndjerit, q’e thirrën Korbi Bardhë, kur as besonte e as dukej fare i tillë, por i pëlqente emri që i kishin vënë pleqtë pasi u dehën duke thithur dhe nga kurora që e kish thurrur askush tjetër, veç duart e Lulegrës, të cilën e kish dashur qysh henën e parë. Ndoshta ndjenjë faji i një të fshehte të zbuluar! Por e fshehta nuk duket gjëkundi në libër, bile dhe ajo copë mace, në më të shumtën është kot, për aq e ndërlikuar sa është. Nuk besoj të jetë as dhe një ringjallje e një dashurie të varrosur nga e vluara misterioze në fjalë. Apo ndoshta, ndoshta është një thirrje për të mos shkuar, një ftesë ndalimi a përjashtimi, në Panairin e Librit, në Pallatin Piramidë-Shqiponjë të Kongreseve fanar, me 14 Nëntuer dëri më 18, të këtij viti pa humbje e fitorje. Por dhe kjo m’u duk e stisur, dhe i idhnosur u ktheva nga ana e murit të gurtë me vendimin të nisesha sa më parë për atje dhe ta shihte pastaj! “Kur dreqi t’a hajë”, mendova në dremitje, “ librat do lexohen si dikur, pa tellall, pa biseda rreth tryezës, apo pa diçiturën dhe firmën e autorit, për miqtë e tij pjesëmarrës, por vetëm si nga milingonat të rrëmbehen me duar a nofulla, të përtypen si për zahire dhe ndoshta pastaj, ato copëra vargjesh e historish të ruhen të lexohen, se ua thotë shpirti se duhet!”

Besart Varfi, ka kohë q’është tretur, dhe pllaka e re e mermertë do ti vihet përmbi, dhe një nga një dhe atyre që e njohën, se një ditë pas nj’ëndrre të beftë do e kuptojnë, se ajo q’e shkroi nuk qe deshirë e fundit për të tjerë, por ndjenjë, që vetes ia mësoi, të dashurojë siç desh…. doshta po njëlloj si Xhiakomo i mjerë!
PËR KË?

Please follow and like us: