Shpallet i pafajshëm ish-kryetari i Bashkisë në Vlorë, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Apeli i Vlorës i ka dhënë pafajësi ish-kryetarit të Bashkisë Shpëtim Gjikës. Në këtë proces penal ai akuzohej nga prokuroria e Vlorës për “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”. Abc News shkruan se Prokurori Albert Kuliçaj kishte kërkuar në pretencën e tij të dhënë në shkallën e parë, 8 vite burg për Gjikën, por këto akuza ranë në gjykatën e Apelit Vlorë, e cila ditën e hënë e ka shpallur të pafajshëm ish-kryebashkiakun. Trupi gjykues ishte përbërë nga kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj, Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati. Shpëtim Gjika, ish-kryebashkiaku që drejtoi Vlorën në tre mandate rradhazi, ka fituar betejën e tretë me drejtësinë shqiptare. Prokuroria e Vlorës akuzonte ish-kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika në lidhje me akuzat e ndërtimit të një pallati 11-katësh në Vlorë.