Albspirit

Media/News/Publishing

Departamenti Amerikan i Shtetit: Gruevski të vuajë dënimin në Maqedoni

Shetetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas kërkesës për azil të ish-kryeministrit të Maqedonisë. Departamenti Amerikan i Shtetit beson se Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari, duhet të vuajë dënimin e tij me burg në vendin e tij. Kështu u shpreh një zyrtar i DASH. Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg. Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale. “Ne konsiderojmë se procedurat gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë dhe Nikola Gruevski duhet të paraqitet para drejtësisë”, tha përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit.

Please follow and like us: