Jep dorëheqjen zv.ministri i Arsimit Taulant Muka
Vetëm 2 javë nga marrja e detyrës, jep dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka. Ai u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, ndërsa zëvendësoi Ervin Demon. “Albspirit” mëson se Muka dorëheqjen ia ka dorezuar kryeministrit Edi Rama, duke vene ne dijeni edhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ku i paraqiste edhe arsyet e dorëheqjes. “Per arsye etike, morale dhe profesionale dhe te papajtueshmerise qe une kam me modelin e punes te aplikuar me Ministrine e Arsimit, ju paraqes dorheqjen time te parevokueshme nga posti i zv.ministrit”, thuhet ne letren e doreheqjes, drejtuar Rames.
Please follow and like us: