Nora Malaj: Panairi, lexuesi dhe situata SOS!
Më datën 15 nëntor u hap Panairi i 20 i librit, i cili është dhe skaneri më i madh social, që i bëhet shoqërisë shqiptare sot, e cila është në një krizë identiteti dhe në udhëkryq. Faktet tronditëse, me të cilët na njeh Unioni i Botuesve është se kete vit shqiptarët kapin çmimin rekord, rreth nje 1/3 e popullatës nuk lexojnë më, ose rreth një milionë shqiptar ketë vit nuk kanë lexuar asnjë libër!😵Kjo është kriza e identitetit, përtej krizës ekonomike, që po kalon shoqëria jonë, plagët e së cilës do të ndihen ndër vite. Shkaqet janë: 1.Libri dhe shitja e tij janë në krizë. 2.Mungojnë politika të shpërndarjes së librit. 3. Rrjeti i degraduar i bibliotekave në gjithë Shqipërinë, e ka bërë që të ulet dëshira dhe dashuria për librin. 4.TVSH e lartë mbi librin, e bënë këtë gjendje alarmamte. Sipas botuesve kjo tvsh që është 20% që europa e ka 6% më të lartën, Italia 4%, Greqia e ka 6%, Franca 6% dhe ne e kemi 20%, dhe është një tvsh absurde sepse është 20% në blerje dhe 0 në shitje, pra nuk është një taksë e rimbursueshme, do të shpreheshin botuesit.
“Kush nuk lexon, në moshën 70-vjeçare do të ketë jetuar vetëm një jetë: të vetën. Kush lexon, do të ketë jetuar 5 mijë vjet”, do të thoshte Kafka për leximin. Leximi është një nga kënaqësitë më të mëdha, nëse njëherë fillon të lexosh e ta duash librin, nuk do të ndalesh, sepse ke aq shumë histori për të lexuar. Ky panair është këmbana e alarmit për të nxitur leximin, në mënyrë që nesër të mos kemi një shoqëri, e cila do të jetë injorante me shkollë të lartë!! Ky është apel për shoqërinë, prindërit, shkollën dhe mësuesit, politikat dhe qeverinë, pasi sot luftën dhe garën e kemi me kohën dhe individin për përballimin e sfidave dhe zhvillimit të qytetërimit! Ky panair është një alarm SOS, i cili po paralajmëron se largimi nga libri do të jetë e keqja më e madhe që po i ndodh të ardhmes së vendit, pasi nesër do të jetë vonë për t’u ndrequr, nëse të gjithë nuk vëmë dorë dhe nuk reagojmë! Ndaj duhet të veprojmë, sa nuk është vonë, se historia do na ndëshkoj!