1 vit pa Bubulinën e vetme, Çun Lajçi përkujton vajzën: Diell i përlëuem zemre
Artisti dhe poeti Çun Lajçi ka kujtuar 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të vajzës së tij të vetme Bubulinës. Lajçi shpreh dhimbjen e tij si baba për ndarjen nga jeta të vajzës, me vargje që janë prekëse.
Poezia origjinale e Çun Lajçit në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Bubulinës:
In memoriam
Nji vit pa Ty e pa frymën tande
ecim kujtimesh si tymit temjanit
Bubë!
Jerusalemi qeshi kur shqip fole:
“Jezunë du me prekë e shtrat i tij m’u ba”
Adeeb Joudeh ta hapi derën
e t’shenjtës “Sepulchre” atë mëngjes korriku
diell i përvëluem zemre
Ti ece temjanit, unë pas xhamive
ku myezinët lëshonin zá
kur u ktheva, Sepulchre mshelë ishte
Ti s’dole ma!
Unë
i vetmuem n’qytetin plot jetë
i mërdhimë n’prushin e mbuluem me hi
dëshpërue nga lumtuni korriku
zjarm andrrash futa n’gji
E shkurtë dita për vetëvrasje
Nata e gjatë për dashuni
S’e kuptoj pse gëzohem që s’vdes
e pse jetoj në këtë botë me përralla
Zot
çka t’baj me Ninin që larg meje leh
e Bubën që varun m’rri mbi qepalla.