Albspirit

Media/News/Publishing

Anglia ‘përmbys’ Kroacinë

Emocione të panumërta ka dhuruar ndeshja e fundit e grupit katër në Ligën e Kombeve mes Anglisë dhe Kroacisë. Fillimisht u krijua përshtypja se finalistët e botërorit do të kualifikoheshin në “final-four”, më pas nga përballja e këtyre në një moment u duk sikur do të përfitonte Spanja, ndërsa si përfundim falë fitores “tre luanët” u renditën të parët e grupit.

Në magjikun “Wembley” pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës “dalmatët” e Dalic kaluan në avantazh duke lumturuar jo vetëm ata që gjendeshin në stadium, por të gjithë popullin kroat. Gëzimi i skuadrës mike do të zgjaste deri në minutën e 78-t, atëherë kur Lingard me portën e boshatisur barazoi rezultatin. Me këto shifra gëzon përkohësisht Spanja, e cila edhe pse kishte mbyllur ndeshjet e saj renditej e para.

Gjithsesi pa kaluar shumë, Harry Kane çoi në delir 90 mijë të pranishmit duke shënuar golin që përmbysi shifrat. Festa e çmendur për “tre luanët”, ndërsa së bashku me kroatët dëshpërohen edhe spanjollët. Pas ndeshjes së fundit në grup Anglia renditet e para me 7-t pikë, Spanja e dyta me 6 pikë, ndërsa Kroacia e fundit me 4 pikë.

Please follow and like us: