Mimoza Pulaj: Më kot mundohem
Më kot mundohem.
Nuk e shkul dot nga mendja
imazhin tënd
gjeometrik:
shirita të bardhë e të kaltër
mbi trekëndsha të gëzuar.
I tmerrshëm.
mbi dy katrorë të kundërt…
Si heshtja me orë, me ditë,
nga larg pamëshirë më ulërinte:
një top në lartësi.
E unë ndoshta
të sëmurë e kisha zemrën.
Nuk mësohej dot
me këtë fat.
Please follow and like us: