Albspirit

Media/News/Publishing

Pompeo: Ukraina nuk ka mik më të madh se SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Ukraina nuk ka “mik më të madh se SHBA-në”, në vështirësitë e luftimit të agresionit rus.

Pompeo bëri këto deklarata pas takimit me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Pavlo Klimkin në Uashington, më 16 nëntor.

Ai tha se “Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë kurrë tentimin për aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe se Uashingtoni do të vazhdojë me sanksione derisa Rusia t’ja kthejë Ukrainës kontrollin e Detit të Zi.

Rusia kishte rrethuar Krimenë në mars të vitit 2014, një muaj para fillimit të konfliktit mes separatistëve në lindje të Ukrainës që la të vrarë 10,300 persona.

Të dy diplomatët u takuan në përvjetorin e 10-të të deklarimit të partneritetit strategjik në mes të Ukrainës dhe SHBA-së.

Pompeo tha se me Klimkin diskutuan për përpjekjet e përbashkëta për të ndaluar projektin Nord Stream 2, që kërcënon ekonominë dhe sigurinë në Ukrainë si dhe të shteteve evropiane që varen nga gazi i Rusisë.

Nord Stream 2 është project kontravers që do të zgjeronte termocentralin Nord Stream, që kalon nga Deti Baltik për të dërguar gazin në Gjermani.

Please follow and like us: