Kleves Bitro: Komedianët e pushtetit dhe fundosja e qeverisë
Ka një perceptim të fragmentuar dhe disi dashakeq ndër qytetarët e zonave të tjera të Tiranës me atë cfarë po ndodh aktualisht tek “Unaza e Madhe”, por rasti i fatkeqëve që votuan me duart e tyre shembjen e cative mbi kokë, nuk duhet të nxisë mosinteresim dhe mospërkrahje ndaj fatit të banorëve të “Astirit”. Opozita bën mirë që mbështet kërkesat e tyre për të mos prishur shtëpitë, ndërsa duhet të vazhdojë të këmbëngulë në formulën e vetingut në politikë dhe të kushtëzojë pjesmarrjen në Parlament, pse jo edhe në zgjedhje me miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore që i përgjigjen pastrimit të politikës.
Mazhoranca socialiste është e zhytur në llumin e zullumeve të njëpasnjëshme dhe faktori ndërkombëtar duhet të mendohet mirë përpara se të shprehet në lidhje me të ardhmen personale të Kryeministrit Rama apo të Erion Velisë, për të vazhduar këtë lloj maskarade që nuk mund të quhet qeverisje, si në nivel qëndror ashtu edhe në nivel kombëtar. Populli i kërkon punë, Kryeministri hap ekspozita artistike a thua se pikturat ngopin barkun. Qytetarët kërkojnë drejtësi, Kryeministri tallet për më shumë se dy vjet se gjoja po ecën reforma në gjyqësor, populli kërkon mirëqenie, Rama pasi ndërsen Ministrin e Financave për taksim masiv të rrogave 20 mijë lekëshe, gjoja del po vetë dhe thotë jo jo se nuk e lejon ai. Qytetarët I kërkojnë dialog, Erion Veliaj tallet dhe thotë se kanë rrahur policet femra të Bashkisë dhe ai është zemëruar me shpellarët.
Njerëzit kërcënojnë me protestë masive dhe të dy si Rama si Veliaj fshihen pas njëri-tjetrit mbi kompetencat se kush duhet të merret me votuesit që në fund të fundit kanë qenë pro tyre. Me plot gojën nuk ka patur kurrë më parë Shqipëria një qeveri mafioze dhe më të pistë se kjo të zhytur në mëkate makabre, ku bankierë të rëndësishëm janë ekzekutuar në mënyrë demonstrative dhe deputetë kanë shpëtuar vetëm pas pendimit të atentatorëve para se të shkrepnin armët.
Shqipëria ka sot një polici që nuk pranon të marrë dëshmitë dhe denoncimet për vrasjet dhe ndërhyn vetëm kur rastet bëhen publike. Sot Shqipëria ka një qeveri kllounësh dhe komedianësh të neveritshëm që edhe pasi kapen me presh në duar, dalin para publikut e thonë se u vetkapën dhe u vetdënuan e se po vetpastrohen. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi që mandate arreste ndërkombëtare nuk aktivizohen për miqtë e shokët e pushtetit duke u sjellë me arrogancë si bandë keqbërësish dhe jo qeveritarë të përgjegjshëm.
Komedia e pushtetarëve është sa për të gajasur ata që nuk dinë, po edhe kaq për të ardhur keq për ata që ndjekin ngjarjet. Kujtoni pak dorëheqjen e ish- Drejtorit të parë të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didit. Sipas Tahirit, në atë kohë Ministër i Brendshëm, dorëheqja e Artan Didit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka qenë akt shembullor, ndërkohë që i dorëhequri në fakt duhej të ishte vetë Ministri pasi ka qenë në dijeni peërsonalisht të faktit se urdhër arresti ndaj një deputeti të mazhorancës së majtë kishte ardhur nga Belgjika që në muajin janar 2015, madje dy herë.
Diskreditimi me shkresë zyrtare që ra në duart e opozitës dhe që u konfirmua publikisht me deklaratë për shtyp të zyrtarëve të lartë të PD-së solli panic asokohe dhe pështjellim në radhët e qeverisë ku dorëheqja e Artan Didit dhe arrestimi i dy zyrtarëve të Interpol Tiranës, ishte shfaqja e radhës që nuk bindi askënd. Dorëheqja dhe arrestimet në atë kohë ishin mbulim i përgjegjësisë që prekte dhe Ramën. Gënjeshtrat monstruoze se shkresa e arrestit nga Belgjika thjesht u harrua nga punonjës të papërgjeshëm, ishte një mashtrim keqdashës për të mbrojtur Kryeministrin e atëhershëm dhe të tashëm. Skandali, nga më të rëndët në policinë e shtetit sic është fshehja e një urdhër arrestit ndërkombëtar nuk mund të kalohej me koka turku edhe pse ato janë të kuptueshme në raste skandalesh me përmasa ndërkombëtare.
Edi Rama po ikën nga pushteti, sepse poi kin nga Kuvendi, bashkitë dhe terreni miqtë e tij të inkriminuar dhe pa ata Rama është i dështuar. Edi Rma po bie, sepse e ngriti filozofinë e ndërtimit të ekonomisë së shtetit tek droga dhe efektet gjoja kuruese të marihuanës që mbronte dikur apo mbron ende ndoshta Koco Kokëdhima. Edi Rama është një personazh i padëshiruar tashmë për ndërkombëtarët dhe për shqiptarët pasi është i paaftë të zhvillojë ekonominë e të hapë vende pune që do të frenonin shqiptarët të mësynin perëndimin.
Edi Rama nuk ka më moral të qeverisë njerëzit pasi e theu besën e dhënë publikisht me njerëzit se do jetonin më mirë me të. Kryeministri ktheu qeverinë në strehë të krimit dhe shndërroi Kuvendin në qesharak dhe mbrojtës të personave të inkriminuar. Shteti që kemi sot nuk ka lidhje me atë që duan njerëzit. Sot shteti është i pak frymëve dhe punon për një grusht njerëzish. Sot qeveria është shndërruar në instrument vasal të të fortëve që komandojnë ministrat për të punuar vecse për llogari të vet. Shqipëria nuk është vendi ku mund të rriten të sigurtë fëmijët e shqiptarëve dhe jeta nuk ka më vlerë, sepse qeveritarët janë të zhytur në llumin e zullumeve. Është për të vënë duart në kokë me qeverinë e Edi Ramës dhe për të gjetur forcat dhe për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Me votë ose pa votë kjo është një cështje për jetë a vdekje për vendin tonë dhe për ata që e kuptojnë se cfarë e ka gjetur Shqipërinë.
Nuk ka më sot familje të kënaqur nga qeveria e Ramës. Sot krimi ka triumfuar. Revolucioni i shqiptarëve duhet të jetë i plotë dhe pa korniza kufizuese. Vetëm kështu duket se njerëzit do të bëjnë qeverinë e tyre që t’i dëgjojë e t’i marë seriozisht. Vendi është në prag të një përplasje të madhe ku njerëzit nuk mund të tolerojnë më që t’i drejtojnë këta që drejtojnë. Shqipëria sot ka një detyrë shumë të rëndësishme që të fundosë me hir ose më pahir qeverinë e Edi Ramës.
Për këtë duhen shqyrtuar të gjitha kushtet. Kjo qeveri jo vetëm duhet të rrëzohet, por duhet bërë kujdes që kur të bien nga karriget, Edi Rama, Erion Veliaj dhe të gjithë ministrat apo zyrtarët e tjerë të kësaj qeverie duhet të hetohen dhe gjykohen për të gjitha bëmat e tyre skandaloze dhe të padëgjuara më parë dhe të panjohura për një vend normal demokratik. Edi Rama po bie, qeveria e tij po shëmbet dhe opozita duhet të jetë e gjitha në këmbë për të larguar me cdo mënyrë këtë strukturë të inkriminuarish. Qeveria e cila është kundër njerëzve duhet të ikë dhe opozita e ka detyrë kryesore përmbushjen e këtij misioni. Ajo duhet që të çlirojë shqiptarët me çdo mënyrë.