Arbana Xharra: Pse shumë shqiptarë po i gëzohen dështimit të Kosovës në Interpol!
Shumë shqiptarë po i gëzohen dështimi të Kosovës sot në ‘Interpol’.
Mos-uniteti ynë historikisht na ka lanë në stagnim.
Brenda parlamentit të Kosovës ka garë primitive, fatkeqësisht edhe nga gjeneratat e reja që më shumë kanë preokupim sa lajka po marrin në Facebook.
As Serbia e as Maqedonia nuk janë më pak të korruptuara sesa Kosova, por ata kanë diplomatë e ne kemi hajgarexhi.
Që 20 vjet s’po mund të dalim prej euforisë së luksit e aeroplanëve privatë.
Veç për një moment kqyreni Kosovën me sy të huaj.
Raportet vjetore ndërkombëtare, skandalet në siguri, polici, Aki, drejtësi komplet e dështume.
Të vjen aeroplani i shërbimit sekret turk në Kosovë, t’i rrëmben 6 turq e kryeministri i Kosovës deklarohet që se ka ditë.
Shto kësaj që aleanca e Lindjes me Rusi (Serbi) kundër shqiptarëve është e njohur!