Albspirit

Media/News/Publishing

Kombëtarja mund Uellsin dhe shpëton Panuçin

Pas shkatërrimit tre ditë më parë kundër Skocisë në “Loro Boriçi” me rezultatin e thellë 0-4, në kuadër të Uefa Nations League, Kombëtarja kuqezi në miqësoren kundër Uellsit ia ka dalë që të fitojë me golin e shënuar nga Bekim Balaj me penallti në stadiumin “Elbasan Arena”. Pjesa e parë nuk pati shumë raste për gola, përveç dëshirës së madhe të uellsianëve për të kaluar në avantazh, teksa në minutat e fundit porta e kuqezinjëve u shpëtua nga Etrit Berisha, pasi të besuarit e Christian Panuccit nuk ia dolën që të bënin asnjë gjuajtje drejt portës mike, përveç tensionit të Xhakës në minutën e 37’. Ndërsa në pjesën e dytë, Shqipëria ndërroi krejtësisht skenar duke tentuar që të dalin më shpesh në sulm, por vetëm në minutën e 59′, Shqipëria arriti të shpartallojë portën uellsiane edhe pse tre minuta më parë u aktivizua në lojë ylli i Arsenal Ramsey. Granit Xhaka fitoi një penallti dhe Balaj e ekzekutoi atë saktë. Edhe pas futjes në lojë të Gareth Bale shifrat nuk ndryshuan por, mbrojtja kuqezi u sulmua më shumë por, asgjë nuk ndryshoi, pasi porta ishte blinduar nga Berisha. Kjo fitore e merituar e Shqipërisë ka shuar disi zërat për largimin e trajnerit italian si dhe ecurinë e Kombëtares sonë, pasi është kthyer të triumfi.

 


 

Please follow and like us: