Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria i shpëton rënies nga Liga C

Pavarësisht humbjes turpëruese 0-4 me Skocinë, Shqipëria i ka shpëtuar rënies nga grupi C në atë D, ku janë përfaqësuese të një niveli më të dobët. Shqipëria mbeti e fundit në Grupin 1 të Ligës C, por duket se tre pikët e marra ndaj Izraelit mjaftuan për mos rënien nga grupi. Shqipëria u ndihmua edhe nga Norvegjia, që fitoi 2-0 ndaj Qipros, duke e zbritur këtë të fundit një ligë më poshtë, çka shmang rënien e Shqipërisë. Kështu, në vendet poshtë Shqipërisë në renditjen e vendeve të treta, gjendeshin Qipro dhe Mali i Zi me nga 1 pikë.

Please follow and like us: