Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: PANAIRI I LIBRIT 2018…

Mendime për një dukuri të parëndësishme letrare

Me së fundi mbaroi. Si çdo gjë, jo vetëm e bukur, shpejt. Në një rreth, të pa shqetësuar nga gëzimi dhe arritja, mes disa puthjeve n’erë, n’anë të faqeve, si në një komedi pa vlerë, ku dhe vetë aktorët të ndërgjegjëshëm se c’eshte, lojë e keqe, ndanë, pas intervistave “promocionale”, pesë çmime. Pa asnjë ndjenjë dhe emocion. Për fajin e psesë, si në kohë të shkuar, kur Athina e butë u bë Spartë me shpatë, u dënuan po ata q’ishin dënuar më parë, përsëri po ata, lexuesit e paditur. Dhe pas kësaj të gjithë u qetësuan duke menduar apo klithur nën mbulesë, me dritare mbyllur, me një rreckë shtupë në gojë: “Ahhhhhhh”, angullimë, ndjekur nga një dihatje të dorëzuar kokëulur: “kështu e kanë këto punë”, “kështu bëhen gjërat këtu”. Dhe mbasi të dyja bashkë, vranë, frymë dhe ofshamë, thanë në mendje; (më heshturazi se kaq s’ka ku të vejë)”nuk ia vlen” (“të pabëra, të pabëra, s’janë për mua!”).

a. Numri i çmimeve, vetëm dy, poezia asnjë.
Ketë vit u dhanë dy, numri i gdhendur në mur të Piramidës së Koncerteve, kur para disa vjetësh: “Panari i librit … ka pasur 3 çmime për letërsinë në shqip, 3 për përkthimin, 1 për studimin, një për karrierën edhe një për fëmijë. Tani nuk kanë më mundësi!”.
As atëherë dhe as tani, nuk ka pasur asnjë çmim për poezinë. Kush lexon poezi? Por a nuk duhet të përbëjnë këto çmime një nxitje për këdo dhe për më tepër, për ata që shkruajnë ende për këto zhanre të “vdekura”, mbytur dy herë?
Përgjigja: “Nuk ka para, të jepen kaq shumë çmime”, kur librat nuk blehen dhe shtëpitë botuese po mbyllen një nga një, ç’prisni? Fajin, kush tjetër veç, lexuesit pa para! Por s’më rrihet, i nisur e i nxitur për të rinjtë e gjorë, që presin dritë në fund të tunelit, t’u jepej nga një copë letër-karton-çertifikatë, dhe jo vetëm një, por disa! Sa shumë kushton një fletër e shtypur organizatës kombëtare të Botuesve Shqipetarë? Arsyeja ta thotë thuajse fare. Që çmimet cysin më shumë lexuesin dhe po aq autorët, si kudo në botë, s’do as mend e as kalem, dhe as të mbrosh disertacion a doktoraturë, të mendosh që Fishta, në një popullësi 90% analfabete vlerësohej më tepër se një mbret. “Ne” më thanë, “nuk vlerësojmë në ketë panair të vdekurit”, shpirti iu prefte në paqe, “por të gjallët”. (Dhe Fishtë s’vjen më, s’pret vlerësim në këtë panair, i cili vlerëson vetëm ata q’u botuan më 2018! Por, as Fishta, edhe ai, s’do kish marrë gjë prej gjëje, sepse librit me poezi: “Nuk iu dha çmim se nuk kishte një te pestë,(duhesh të ishin mbi pesë në numër) që të merrej një vendim të votohej”, ishin katër, asfare në numër të mjaftë për një juri kaq të zënë, bile në shkallën e zënies, e zhytur deri mbi ballë, pa frymë dhe sy. Pra do ish skualifikuar a priori. E tmershme! Mjerane, sa s’ka më rëndësi se kush e ka fajin, kur mendon, se dikur po ky popull poet shkruajti aq shumë sa u derdh dhe rodhi lumë në festivalet e Gjirokastrës, këngë për Partinë dhe …. “Shoqata dha një çmim karriere, jashtë jurisë. Edhe ambasada franceze nga jashtë, po ashtu.” Pra nga pesë çmime të jurise së stërlodhur e të pafaj, dy ishin mbrapa dere. Kopracllëk thotë turku!

b. Puna cilësore e përzgjedhejes
Nga më shumë se një mijë libra të rinj, një e katërta, u dërguan, në dy kopje, të çertifikuara me dokument, për vlerësim në një kohë të shkurtër, dita e fundit e pranimit ishte 27 tetor, në më pak se tridhjetë ditë, pa hequr të djelat, duhej jo vetem te lexoheshin, por të shoshiteshin në imtësi, pa bërë asgjë tjetër, (sic ne fakt u be), pa dhënë asnjë orë mësim në fakultet a punë tjetër, se ndryshe do vidhesh ai q’i paguante, që secili anëtar i jurisë, të lexonte secili 50 libra. Pa llogaritur shënimet e panumërta për reference, që do të nevojiteshin gjatë zgjedhjes. Pa llogaritur, nevojat fiziologjike dhe as ndonjë sëmundje akute të shkaktuar nga mbilodhja; askush nga anetaret nuk u ankua as u paraqin ne ndonje urgjence spitalore te shtetit apo private.
Për arsye, pa ndonje arsye, po i quaj anetaret e jurise qe e pyeta, J dhe veten, U, në dialogun si vijon:
J: – Librat ishin mbi 250. Kështu që u ndamë në kategori edhe në short-listën. Vendosëm të gjithë bashkë për short-listën.
U:- Si u ndatë në kategori, se kështu për të vendosur ne vend të të pestëve do të vendosej vetëm nga tre, te tjerët u morën me librat e kategorive të tyre?
J:- U bë një përzgjedhje serioze nga anëtarët e juries, e cila ne fillim u bë 40-të, pastaj 20-të, pas 10-të. Shumë libra erdhën në 15 ditëshin e fundit. Të gjithë librat e dorëzuar i pamë…

I panë, rendën me trokth gjogu midis fletëve, pasi pamë dhe kopertinat një për një, ato qe s’ishin më të dukëshme, jo ato, bardhë e zi q’u fshinë si të papranueshme, njesoj si për poezinë… (dhe sigurisht, që ndonjë a disa ranë mes dhogave të dyshemesë si thërrime buke)….. “ Nëse”, ngulte këmbë J, “gjithmonë, ka qëne i dërguar në konkurim, gjë të cilën e dyshoj sepse s’e kam parë këtë libër”.
Në të fundit:
“Jo! Dua të them që për dy muaj (nga dolen dy muaj) anëtarët e jurise ndarë nga tre për çdo grup, votuam për një liste me 40 libra, pastaj pasi i lexuam të gjithë vendosem për më të mirët.”

c. Kriteret e vlerësimit
U: -Cilat ishin kriteret e zgjedhjes?
J: -Cilësia e veprës. Krahasuar, natyrisht, me veprat konkurente. (Pra n’ishin krunde të gjitha?)
U:- Në ç’kahe u bë vlerësimi, bazuar tek cilët principe apo parametra? Për më tepër këto duhet të jenë të publikuara, hapur për të gjithë, te paktën të mësojnë diçka, pa përmendur drejtësinë dhe tejdukshmërinë (transparencën).
J:- Që ta mbyllim, autori paska 20 vjet që ka ndërruar jetë. Panairi jep çmim për autorë të gjallë, ose ata që nderruan jetë në 2018. Çmimin e karrierës nuk e jep juria por shoqata e botuesve. (Nëse është shoqata ç’duhet juria, e anasjalltas)
U:- Nuk iu dhanë ndonjë fletë apo email me kriteret e vlerësimit? Si: gjuha e veçante apo e pastërt e veprës, ndërtimi i veçantë i saj, të menduarit dhe veçoritë e spikatura të personazheve, poetika në libër, e reja në formë, etj?
J:- Sinqerisht po te kthej pergjigje. Kriter është vepra.
Pas këmbënguljes sime, se vlerësimi është subjektiv:
J:- Romani që fitoi ishte një roman terësisht njerëzor.
U:- Tërësisht njerezor si përcaktohet? Njëri kriter, sipas jush, është të jetë njerëzor, tjetri të jesh i gjallë?
J:- Kjo është letërsi nuk janë patate.
U:- Ndaj duhen kritere, dhe vlerësimi bëhet me pikë të mbledhura apo rubrika, si për patatet ashtu dhe lakrat, kur duhet të krahësohen me mollë apo të zjera e të përzjera si gjellë!
J:- Epo, kriter është vepra më e mirë.

Aeroplani, me elika, si në kohën e Duçes, kish kohë që kish kapërxyer Adriatikun, ku befas, aty këtu zbardhëte shkumë mbi buzët e mbërthyera e të nxirra nga ndonjë valë që jepte shpirt të mbytej!
Po ikja të fshihesha në një botë tjetër, në ndonjë mendjemagji ëndërre, por as aty ..

Veni, vici, ivi… vacua manibus.

Please follow and like us: