Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata e lë të lirë motrën e Rezart Taçit

Gjykata e Tiranës caktoi masën e detyrimit për paraqitje për Anika Taçin motrën e Rezart Taçit. Ajo dyshohet për fshehje të të ardhurave në shumën e dy milionë eurove. Prokurori Shkelzen Cena kerkoi arrest me burg per te, por gjykata e la me “detyrim paraqitje”. Anika Taci po hetohet nga prokuroria e Tiranës si e dyshuar edhe për pastrim parash. Vendimi është marrë para pak ditësh nga gjykata e Tiranës.

Anika është motra e ish-bosit shqiptar të naftës Rezart Taci. “Taçi Group” falimentoi në 2013-n, kur Tatimet i bllokuan të gjithë rafinerinë. Shkak ishte gjendja e vështirë financiare, shkaktuar nga borxhet e shumta.

Taçi është larguar nga Shqipëria dhe për herë të fundit ka folur në Opinion në Janar 2018, ku në një lidhje telefonike deklaroi se ndaj tij nuk ka asnjë hetim për evazion fiskal, ndërsa mediat raportojnë se ai është në kërkim policor dhe po hetohet në mungesë për evazion fiskal ne shuma te medha.

Please follow and like us: