Albspirit

Media/News/Publishing

Romani i Sigrid Nunez “The Friend” fiton çmimin amerikan të librit

Shkrimtarja amerikane Sigrid Nunez fitoi çmimin Kombëtar të Librit për romanin e saj “Miku”. Libri tregon historinë e një shkrimtareje të vetmuar që gëzohet me vetëvrasjen e mikut të tij. Gazeta “New York Times” thotë se libri ishte midis më të pëlqyerve të  kritikës për shkak të shprehive të drejtpërdrejta për një fenomen të tillë si humbja e dashurisë. Personazhi kryesor i romanit “Miku” është një shkrimtar i shquar i cili e përdori famën e tij për të pasur marrëdhënie të papërshtatshme me nxënësit e tij më të vegjël. Romani, në anglisht i titulluar “The Friend”, pati jehonë në radhët e kritikëve për shkak se zbulon temën e ngacmimit seksual, mjaft aktuale për shoqërinë amerikane. Kur pranoi çmimin, zonja Nunez, foli për mënyrën se si u japin kuptim dhimbjeve dhe vështirësive emocionale. “Vuajtja dhe humbja mund të frymëzojë letërsi të madhe”, tha ajo.

Please follow and like us: