Kunati i dënuar për trafik droge, gjyqtari Dhimitri konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtarin e Apelit të Gjirokastrës Enton Dhimitri. Trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko vendosën se gjyqtari ka burime të ligjshme për pasurinë e tij dhe ka aftësi profesionale të mira. Lidhur me pastërtinë e figurës, KPK zbuloi se kunati i gjyqtarit rezultonte i dënuar në Greqi me 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike, por gjyqtari shpjegoi se nuk ka marrëdhënie me kunatin dhe se dënimin e tij e kishte mësuar shumë vonë. Trupa gjykuese arsyetoi se “subjekti i rivlerësimit është i besueshëm në shpjegimet e tij për padijeninë e përfshirjes të personit të lidhur me krimin e organizuar.” Gjyqtari Dhimitri është kandidat për anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.