Nora Malaj: Policia, populli dhe dhuna!
Unë jam kundër çdo dhune! Aq më shumë kur konfrontohen qyetarët e vendit tim, me policinë e vendit tim, te dy palët bijë nënash. Po unë nuk mund të hesht kur polici i vendit tim, që e dua shumë, bëhet pjesë e një skenari ogurzi, për të prangosur një 17- vjeçar, që ka dalë të protestojë para parlementi dhe largohet së bashku me të atin, për te shtëpia ku pret me zemër në dorë t’u prishet! Dhe unë e kolegët e mi, ndërhymë kur policia i kap në befasi, në rrugë duke ikur, sikur janë hajna, për të mos vazhduar dramën vëllavrasëse, për të mbrojtur një qeveri tirane, e cila nuk ka guxim të ulet e të bashkëbisedojë me qyetarët e tij, qofshin veriorë apo jugorë! Janë ata që i japin buxhetin këtij vendi me taksat e tij dhe që kjo qeveri nuk i përfill! Sot unë dhe kolegët e mi ishim në krah të qytetarëve, po edhe në ndalim të agresivitetit të policisë, pasi kjo nuk ështę lufta mes qytetarit e policit, po klithma e qytetarëve që janë të dhunuar nga kjo qeveri uzurpatore dhe vëllavrasëse! Ora ka filluar të punojë së mbrapshti për qeverinë e korruptuar! Unë dhe kolegët e mi sot ishim në mbrojtje të qytetarëve dhe për të ruajtur policinë nga dhuna e vëllavrasja!