Rexhep Shahu: Trau ose kufiri i përbuzjes ndaj zaptuesve të Tiranës
Dikur njerëzit i quante çeçenë, malokë muti, shpellarë, pastaj barbarë, pastaj vandalë, pastaj kafshë të kopshtit zoologjik, pastaj zaptues. Gjithmonë e ka ndarë e përçarë popullin në popull socialist e demokrat, në popull progresist e regresist.
Gjithmonë ka hypur në shpinën e njërit vëlla për ta sharë a vrarë vëllain tjetër.
Kur ju thoshte çeçenë, gjysma e banorëve, vëllezër e kushërij ishin krah Ramës, ishin me të dhe e duartrokisnin.
Gjysma tjetër ishin përballë tij e urryer prej tij.
Sa herë gjysma e urryer prej tij rritej sadopak ose i rritej zemërimi, Ramës i lageshin pantallonat nga frika dhe i mekej zëri, i pakësohej oksigjeni. Si në rastin pas protestës në Kalimash që Rama dridhej si thupër në ujë në ekrane.
Rama ka fituar gjithmonë sepse ka fituar gjysma jonë kundër gjysmës sonë dhe ai si Enveri dikur din të vërë gjysmën kundër gjysmës, din të joshë shërbëtorët dhe ti bëjë mercenarë.
Gjysma jonë që ndjehet në kalë, që ndjehet shaluar me entuziazëm hidhet kundër gjysmës tonë këmbësore.
Rastet janë të pafundme, rastet e tradhëtisë e të përçarjes tonë, përçarje nëpër të cilën Rama ndërton autostrada urrjetje.
Këto dy dekada e më shumë është ndër përgojuesit e urrejtësit më të mëdhej kundër malokëve, çeçenëve, barbarëve, zaptuesve që janë mbi Tiranë apo mbi Shkumbin.
Pasi është shpik dhe Shqipëria e mesme si term në vitet 1970 nga Enveri, e ka më të lehtë tani Rama në tri Shqipëri të mbjellë urrjetje e përbuzje, të shalojë njerën e të kamzhikojë tjetrën sipas interesit të tij.
Në Kalimash të Kukesit ku ndahet Shqipëria me Shqipërinë është vendosur trau apo kufiri ku duhet të ndalojë çdo makinë dhe të paguajë taksë për të shkuar në Kukës e përtej në Prizren a Prishtinë dhe taksë për të ardh në Tiranë e përtej saj në Durrës, Vlorë etj. Do të mbetet kufi urrjetje e ndarje përjetë mes shqiptarëve ai tra, jo për sasinë e eurove që duhet të paguajnë njerzit po për vendin ku është vendosë. Paratë mund të vileshin kudo, në çdo vend mund të vendosej ai tra, por jo të përjashtonte nga Shqipëria administrative tre rrethe të vendit, Kukësin, Hasin e Tropojën që i japin Shqipërisë më shumë se gjithë rrethet e tjera së bashku, i japin energjinë elektrike dhe mineralet, jo domatet.
Në vitin 2018 në Kalimash të Kukësit, 105 vjet pas caktimit e vendosjes së kufijve të Shqipërisë, Edi Rama vuri kufij të rij, e pakësoi Shqipërinë, vuri kufi urrjetje e përbuzje mes shqiptarëve në Kalimash, duke përjashtue prefektuerën e Kukësit.
Askush nuk ka qenë e nuk është kundër taksës për të mbledhë fonde për mirëmbajtje udhësh, të cilën shqiptarët e paguajnë dy herë legalisht, e kjo është e treta herë e dhunshme.
Unë nuk kam hallin e takses kundër vandalëve e barbarëve, kundër çeçenëve e malokëvë te mutit, kundër zaptuesve, kundër banorëve të kopshtit zoologjik, por kam hallin se ky kufi, ky tra urrejtje e ndau Shqipërinë, mbolli urrejtje nga një pjesë kundër shumicës dhe nga shumica kundër një pjese. Dhe tronditem se Rama ka ende përkrahës atje në qarkun Kukës, ka përça vëllain me vëlla për punë partie e pushteti.
Po të jetë kryeministri me dy pare mend e kupton se ky është tra ndarës, tra e kufi urrejtje dhe nuk shihet thjeshtë si tra takse.
Kuksianët, hasjanët e tropojanët që jetojnë jashtë trevave të tyre shajnë e mallkojnë vendin e tyre sa herë duan të shkojnë andej Kalimashit e të vijnë këndej Kalimashit për një hall apo qejf.
Banorët e tjerë të vendit e urrejnë tani Kukësin, Hasin, Tropojën e gjithë çfarë ka përtej Kalimashit nëse duan të shkojnë andej e të kthejnë. E urrejnë se edhe i ka pasë mësuar partia e Enveri ta urrejnë zonën verilindore që e mban të prapambetur Shqipërinë edhe pse ajo zonë ia jep Shqipërisë energjinë elektrike dhe mineralet dhe me pasuritë e saj do të ishte më e mirë se Zvicra, por e urrejnë tani se duhet të paguajnë 10 euro taksë shtesë kur taksën e udhës e paguajnë në karburant dhe kur paguajnë letrat e makinave.
Askush, asnjë banor i asnjë zone të vendit që jeton në Tiranë apo qytetet kryesore nuk i paguan taksë shtetit të vet për të shkuar në shtëpi e në vendlindje përveç kuksianëve, hasjanëve e tropojanëve. Kjo është një arritje e shkëlqyer e përbuzjes dhe urrejtjes së kryeministrit Rama kundër njerzve të Kukësit, Hasit e Tropojës.
Nuk është çështja se u fikën apo u shuan apo u varfëruan njerzit nga ajo pagesë takse urrjetje e qeverisë kundër një zone të caktuar, por çështja është te diskriminimi, te përbuzja ndaj kësaj zone, te përbuzja dhe urrejtja qeveritare ndaj Kosovës.
Rama po të ishte vetëm pak më i mençur do ti shpëtonte kësaj urrejtje, po ta vinte taksën në Fushë Krujë apo në Milot apo në doganë në Morinë. Them kot i mençur se ai është i mençur për vete, por po të ishte vetëm pak patriot dhe të kujdesesj për shqiptarët pak më shumë dhe për kojshitë e ëndrrat e veta prej lideri rajonal pak më pak, do ta vendoste traun në Morinë, në doganë. Natyrisht që do të shtohej masa e atyre që e urrjenë por nuk do të përbuzej vetëm një zonë që është përbuzë historikisht nga e majta shqiptare që kur është themeluar partia komuniste e Shqipërise prej Dushanit e Miladinit, të cilët e përcollën në Tiranë urrejtjen serbe kundër zonës që ka përjashtuar me tra e kufi ndarës Edi Rama.
Ai tra i vendosur në Kalimash, ai kufi ndarës, përjashtues për Kukësin, Hasin e Tropojën, ai kufi që u thotë banorëve të këtyre rajoneve se ju jeni jo pjesë e shtetit shqiptar por jeni prefekturë e Kosovës dhe duhet të trajtoheni pa dashuri, si Kosova ose me aq dashuri shtirane sa trajton shteti shqiptar, (jo populli) Kosovën, ai tra urrjetje u shenjua në mendjen e çdo banori, u shënua si goditje e rrufesë së urrejtjes ndaj atyre rajoneve që nuk kanë qenë mike të së majtës së Tiranës.
Ai tra, kufi urrjetje kundër kuksianëve, hasjanëve, tropojanëve është dëshmia më e qartë e urrjetjes së Edi Ramës kundër tyre e shkruar në tokë në udhë me gërma të mëdha betoni e çeliku, e shkruar në sytë e mendjes së secilit, në ndërgjegjen e secilit.
Edhe këto gërma urrejtje Rama i shkroi sepse i përçau njerëzit atje dhe i vuri gjysmën kundër gjysmës, shërbëtorët i bëri mercenarë.
Kjo u vu re një ditë në Kukës ku Rama si trim u shpreh për banorët që protestuan kundër tij se janë të kopshtit zologjik.
Vëllezërit, apo kushërijtë, apo baballarët a bijtë e atyre që protestonin ecnin drej sallës krah për krah me Ramën. Hynë në sallën e pallatit të kulturës bashkë me Ramën, bënë mbledhje bashkë me Ramën dhe askush nuk u ngrit, nuk u afrua ta pështynte në fytyrë e t’i thoshte në fytyrë, në atë fytyrën që e ka si të ndonjë banori real të kopshtit zoologjik, se kafshë je vetë, askush nuk e pështyu për t’i treguar se më fyve vëllain, më shave vëllain, më poshtërove fëmijët, rininë. Askush nga drejtuesit socialistë të Kukësit, që bëjnë be e rrufe se i duan kuksianët nuk u ngrit së paku të ikte nga mbledhja me Ramën, ta përbuzte me fjalë Ramën. Jo! Servilizmi ndaj Ramës, ndaj pushtetit, ndaj kryeministrit, doli më i fortë se dashuria për kurshërijtë, për të afërmit, për njerzit e gjakut e të fisit.
Rama ka arritë që të përçajë njerzit dhe ndaj qëndroi në mbledhje në Kukës edhe pse u tha njerëzve që protestonin, të dalë nga kopshti zoologjik. Kudo kurdo protestohet ndaj kryeministrit por nuk ka kudo kryeministra që urrejnë e përçajnë e përbuzin si Rama.
E drejtë dhe e dinjitetshme do të ishte që Rama të lidhej me ndonjë kërpesh në podiumin e sallës së madhe të pallatit të kulturës në Kukës dhe socialistët e pranishëm në mbledhje me të ta detyronin të lehte ose të pëlliste atje në tribunë për të argëtuar banorët e kopshtit zologjik që ia mbushën sallën.