Albspirit

Media/News/Publishing

Vera Kurti: Nata

 

 

Nata,

më fal ca minuta për të qenë me veten time

Oh, po ku di unë të jem vetëm;

këto minuta janë minutat

për t’u takuar me dashuritë e mia

dhe i bie qark botës

e përqafohem me të gjithë

ndaj, në këtë ditë të sotme

këto minuta, kjo copëz nate,

është e para në listën e falenderimeve të mia!

 

Pastaj,

puth rrugët ku eci dhe

kujtoj shpirtrat e atyre, që shpejt ikën

se, tamam kur aviten festat,

me to më avitet dhe malli i bërë zjarr

si zjarr eshke që as shihet e as fiket

Fytyrën e bukur të vjeshtës

dhe rrezet e diellit

i putha qysh më mëngjes,

tash, putha hënën

në fytyrën e saj shoh fytyrën e shpirtit

shoh edhe fytyrën tënde …

Please follow and like us: