Albspirit

Media/News/Publishing

Irma KURTI: E zakonshme

 

 

 

 

Është bërë e zakonshme që të fyejmë

me sharje pafund e me etiketa plot,

të nxjerrim mllefin porsi një helm,

të mbjellim urrejtje në tokën tonë.

 

 

Është bërë e zakonshme që zemërimi

shpirtin ne të na e brejë çdo ditë,

të shndërrohemi në meskinë nga pak

e t’i largohemi paqes dhe qetësisë.

 

 

Është bërë e zakonshme, me të afërm

të shkëmbehemi e mos flasim me gojë,

të ndiejmë se i njejti gjak në vena

nuk na lidh, po më shumë na largon.

 

 

Është bërë e zakonshme që të vriten

çdo ditë njerëz krejtësisht të pafaj.

Po dashuria është e jashtëzakonshme,

një relikt në muze, kujtim i rrallë.

 

Marrë nga libri me poezi: “Mesazhe nga lart” 2018.

Please follow and like us: