Rita Ora: Krenare që jam nga Kosova, në shtëpi flas shqip
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e ka thënë shpesh rëndësinë që ka Kosova dhe Shqipëria për të.
Këtë herë, ajo ka zgjedhur ta thotë për një media britanike. E pyetur se si ndikon fakti që është kosovare dhe a e ka ndihmuar prejardhja në formimin si femër, Rita tha:
Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen time. Në fillim të këtij viti kam perfomuar në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte një përvojë e mrekullueshme, jo vetëm për mua por edhe për familjen time.
Më pas, Rita u pyet nëse flet shqip me familjen në shtëpi.
“Flas, për ne është shumë e rëndësishme të ruajmë gjuhën”, shtoi këngëtarja e cila nesër do sjellë në treg albumin Phoenix.
Please follow and like us: