Kandiq: Serbia përdori metoda perverse kundër Kosovës në INTERPOL
Në një intervistë të dhënë për gazetën serbe “Danas”, Kandiç tha se është i turpshme strategjia e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Kandiq, për gazetën serbe “Danas” ka thënë se festimet në Mitrovicë si: “fitorja” e Serbisë nuk tregojnë as mirëkuptim elementar dhe në këtë mënyrë nuk ka normalizim të interesave të përbashkët.
“Nuk dua të spekuloj nëse vendimin për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL është rezultat “i lobimit të suksesshëm serb”. Por më vjen turp sesa e fiksuar është Serbia pas asaj strategjisë perverse që të përdorë të gjitha mjetet, edhe ato të ndyrat, në mënyrë që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha ajo.
“Festimet në Mitrovicë, “fitorja” e Serbisë dhe reaksionet e vakëta të ekspertëve të opinionit publik flasin qartazi se në Serbi nuk ekziston as një mirëkuptim elementar i asaj se nuk ka normalizim pa përafrimin e interesave të përbashkëta, të rëndësishme për të ardhmen- vendosja e shtetit ligjor”, tha Kandiq./express/