Nora Malaj: Vendi im si lëndina e lotëve!
Iku dhe një ditë e trishuar dhe nata mbulon vendin tim. Ngjarjet te banorët e ‘Astirit’ që në ditën e tyre të 20 të protestës i qëndruan stoikë dhe nuk tuten i shtohen frikërat që si merimangat pushtojnë shpirtrat e të gjithë atyre vdektarëve që e shohin ngjarjen dhe mendon me tmerr: Po nesër si do të vejë jeta jonë??!!! Në kronikat televizive lajmi i mirë që Ina, ajo vajza e mirë, e re, 24-vjeçare, e veshur me uniformën e policisë, që u aksidentua nga shashka apo kapsolla (të cilat unë realisht nuk i dua) është në gjendje më të mirë e tashmë është nisur për t’u kuruar, duke i uruar shërim të plotë, të gjithë janë me të. Lajmi i keq, nëna e djalit 18- vjeçar, të kapur nga policia, denoncon dhunën që ushtrohet nga policia te 18- vjeçari i akuzuar, duke u bërë denoncuese e dhunës. Lajmi tjetër i dhimbshem, Musai është në luftë me vdekjen dhe Sidrit Bejleri e inkurajonë e i thotë qëndro, se nuk je vetëm, ne do ta fitojmë betejën me vete dhe fundi.. Kjo është tabloja e ditës së sotme. Të plagosur, të prangosur, ata që luftojnë me vdekjen dhe një lëndinë me lot! Lotët e bashkëqytetarëve të mij në një betejë pa armiq, po armiku jemi ne, e kanë kthyer vendim tim në lëndinën e lotëve!!! A ke sy për të parë e zëmër për të ndjerë, o ti njeriu pa mend, që popullin e sheh si domenin tënd, për të mbrojtur kolltukun tënd të vjedhur? A e kupton që e ke kthyer vendin, në frymë të vdekura për së gjalli?! A e kupton që Shqipërisë time dhe shpiponjës dy krenare, pasi po i heq rininë, po i fut në vëllavrasje në mes të njëri – tjetrit! Shikoje tablo që ke mbjellë. Tani këmbanat po bien fort për ty… Tani koha është për ata që e duan vendin, jo për trutharin, po për shqiptarin! Mos harro se nënat që sot tundin djepin, nesër rrëzojnë shtetin!