Rama: Kadrinjtë më janë turrur me radhë, duan të rrëzojnë Shejtanin!
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter i ka hedhur benzinë zjarrit, duke ndezur debatin në distancë që ka me gazetarët Ylli Rakipi dhe Andi Bushati.
Duke i cilësuar ata ‘Kadrinjë’, Rama thotë se i “qenkan turrur me radhë, ham e hum, tamam siç janë, lehaqenie pa din, pa iman, pa nishan”.
“Ylli Kadriu e bën për të shpëtuar vatanin, shan e shpif bashkë me vëlla Andin që të rrëzojë Shejtanin! U kthye nga rruga, e la dhe ruletën, leh fort parimori se s’harron dot kuletën”, shkruan Rama në atë që duket të jetë një bejte kundër dy gazetarëve.
Please follow and like us: