Albspirit

Media/News/Publishing

Reshat Kripa: Erëza malore

Kushtuar shokut tim Myrteza Baboçit.

Kur të vegjël ishim, kur ishim fëmi,
Kur nuk kishim brenga, nuk ndjenim mërzi,
Zëri yt i bukur, zëri prej bilbili,
Zemrën na gëzonte, aromë trëndafili.

Dhe ky zë i ëmbël plot me forcë ushtonte,
Qetësonte shpirtrat, zemrat i gëzonte,
“Erëzën Malore” bukur e këndoje,
Edhe shpirtrat tanë na i ekzaltoje.

Por një ditë së bashku, mbyllur në kafaz,
Trupat plot me plagë, mbushur me maraz,
S’donim salltanete, kishim derte plot,
Donim veç lirinë, për të derdhnim lot.

Kampeve u endëm, duke ëndërruar,
Bashkë me dashurinë, lirinë shenjtëruar,
“Erëza Malore” prapë na mbajti gjallë,
I harronim brengat, s’ishim më në hall.

Tani që u plakëm, zëri përsëri,
Po ushton fuqishëm, si zë në rini,.
Zëri prej bilbili, zë prej kanarine,
“Erëza Malore”, aromë trëndeline!

Please follow and like us: